Flash

Çekinë, më vete, nuk e kemi mundur kurrë: precedentët, bashkë me pesë sfidat me Çekosllovakinë

Lapsi.al 12 October 2023
Çekinë, më vete, nuk e kemi mundur kurrë:

Mbrëmjen e sotme në Arenën Kombëtare do të luhen 90 minuta shumë të rëndësishme për kualifikimin drejt Euro 2024. Shqipëria, tashmë si kryesuese e grupit E, do të presë Republikën Çeke, të cilën, që kur është ndarë më vete, nuk e ka mundur kurrë. Mes përplasjeve zyrtare janë edhe ato që kuqezinjtë kanë luajtur me Çekosllovakinë.

Sylvinho në fakt ka rezultatin më të mirë që nga fitoret në miqësoret në vitin 1952, kur kundërshtari përfaqësohej si Çekosllovakia. Barazimi 1-1 në Pragë në muajin e kaluar, pasoi humbjen 3-1 në miqësore e qershorit 2021. Këto janë edhe të vetmet sfida, që kuqezinjtë kanë luajtur përballë Republikës Çeke. Tani, Sylvinho do të kërkojë fitoren e parë, mbrëmjen e sotme, në një Arena Kombëtare të tejmbushur.

Një sukses që mungon që nga 7 dhjetori i vitit 1952 në një miqësore, kur kombëtarja kundërshtare ishte Çekosllovakia. Janë në fakt 5 precedentë me Çekosllovakinë, të parën nga të cilat formacionet e luajtën në vitin 1950. Atë takim të shtatorit Shqipëria e humbi 3-0, past dy fitore radhazi po në miqësore dy vjet më pas. Kur vjen puna te ndeshjet zytrare, pastaj, kuqezinjtë i kanë humbur të dy sfidat brenda dhe jashtë për kualifikueset e kampionatit Europian 92'. Në "Qemal Stafa" Çekosllovakia u imponua 0-2, ndërsa në tetor, në kthim, 2-1.

Lexo më tej: A ishte rastësi goli i Bajramit në Pragë? Shqipëria jep sot përgjigjen në të parën nga tre finalet për në Euro 2024

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI