Flash

Skandali i basteve/ Zaniolo e mohon, Tonali pranon ludopatinë: "Vetëm poker e blackjack, kurrë futboll"

Lapsi.al 14 October 2023
Skandali i basteve/ Zaniolo e mohon, Tonali pranon ludopatinë:

Orë të trazuara dhe plot tension për Sandro Tonali dhe Nicolò Zaniolo, të tronditur dhe të shkatërruar nga shpërthimi i çështjes së basteve në futbollin italian. Bastisja e policisë në Coverciano la gjurmë dhe dy futbollistët vendosën të mblidhen rreth njerëzve të tyre më të dashur. Ish-mesfushori i Milanit, i përlotur kur mbërriti policia, shtyu me disa orë fluturimin për në Newcastle. Ashtu si sqaron Corriere della Sera, menaxherët e tij e këshilluan që të ishte sa më bashkëpunues me ata që hetonin dhe gjithashtu me Federatën. Si dhe të ndiqte një rrugë terapeutike për të kapërcyer problemin e varësisë ndaj lojërave të fatit. Zaniolo, ndërkohë, tashmë është kthyer në Birmingham duke mohuar përfshirjen. Fantazisti ka pretenduar se nuk ka vënë kurrë bast në futboll, por vetëm poker dhe blackjack. E, për më tepër, në një faqe që ai nuk mendonte se ishte e paligjshme.

PËR ÇFARË AKUZOHEN LOJTARËT

Tonali, i cili do të kishte rënë në grackën e basteve të paligjshme më shumë nga sipërfaqësia sesa keqdashja, mori gjithashtu demonstrimin e parë të mbështetjes nga Newcastle dhe trajneri Eddie Howe.

Mes shumë telefonatave që Zaniolo iu desh të bënte, ishte edhe ajo me drejtorin sportiv të Aston Villa. Monchi njihet me të që nga koha te Roma. “Nëse gjërat janë ashtu siç thua ti, nuk ka problem. Tani mendo të stërvitesh mirë sepse duhet të fitojmë ndeshjen e radhës”, i ka thënë drejtuesi spanjoll, siç raporton Gazzetta dello Sport. Zyrtarisht klubi anglez hesht dhe ndjek zhvillimet. Por nëse versioni i lojtarit konfirmohet atëherë nuk do të ketë implikime, të paktën në nivel sportiv.

Lexo më tej: Skandal i ri te Juventus, Fagioli nën hetim për baste në platforma të paligjshme: rrezikon 3 vjet dënim

Në orët e ardhshme Tonali dhe Zaniolo do të dëgjohen nga Prokuroria e Torinos dhe ajo e FIGC. Ushtrimi i paligjshëm i aktiviteteve të lojërave të fatit apo basteve. Ky është krimi që Prokuroria e Torinos akuzon lojtarët në hetimin e basteve të futbollit.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI