Flash

Video/ E pabesueshme në Meksikë, qeni futet në fushë dhe "vjedh" topin: nuk e kap dot askush

Lapsi.al 28 September 2023
Video/ E pabesueshme në Meksikë, qeni futet në fushë dhe
Skena të pabesueshme vijnë nga Meksika, ku po luhej ndeshja mes vendasve të Alebrijes dhe Dorados. Ajo në Estadio Tecnológico de Oaxaca, ishte ndeshje e vlefshme për javën e 11 të Liga de Expansion, ekuivalenti i Kategorisë së dytë. Në fillim të kohës shtesë, me rezultatin 4-0, një qen u shfaq nga hiçi dhe pushtoi fushën. Qeni mori topin dhe, duke bërë një driblim të denjë për Leo Messi, askush nuk mund ta kapte!

NË MEKSIKË QENI RRËMBEN TOPIN NË NDESHJE

Sapo kishte trokitur minuta e 90', kur papritur një qen u shfaq në fushë, i ndjekur në mënyrë të ngathët nga një stjuard. Qeni u drejtua nga portieri që sapo kishte kapur topin në duar. Portieri, i mbajtur nën vëzhgim nga afër nga qeni, u përpoq t'i jepte topin arbitrit, por topi u kap nga kafsha. Qeni e mbajti mes dhëmbëve dhe i lumtur filloi të vraponte në fushë. Që nga ai moment filloi një ndjekje gazmore, me kafshën që po ikte dhe stjuardët dhe lojtarët përpiqeshin më kot ta ndalonin për të rimarrë topin. Komentatorët meksikanë u argëtuan, duke thënë: "Askush nuk mund ta ndalojë atë! Le të ndërhyjë Cannavaro!". Publiku entuziast në tribuna, shoqëronte me "ole" lëvizjet falë të cilave qeni arriti t'u shmangej tentativave të ndjekësve të tij. Në fund, i lodhur nga vrapimi i gjatë, ai ngadalësoi shpejtësinë. Qeni u kap nga një prej lojtarëve në fushë dhe më pas u nxor jashtë nga stjuardët. Por gjithmonë me topin në gojë.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI