Flash

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

"Ashtu si humbëm Bundesligën, me lëndoi më shumë se kanceri": kujtimi i hidhur i Haller

Lapsi.al 28 September 2023
"Ashtu si humbëm Bundesligën, me lëndoi më shumë

"Rastet e humbura të gllabërojnë. Mendon cfarë mund të kishe bërë më mirë, por edhe kam mësuar, sidomos gjatë sëmundjes, të mos mbytem nga gjërat negative”. Sebastien Haller ka arritur të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të jetës. E bëri kur mundi tumorin malinj testikular. Edhe pse ka diçka tjetër që i ka bërë po aq keq e që nuk ka arritur ta fitojë.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, pavarësisht një operacioni të dyfishtë dhe cikleve të kimioterapisë, u rikthye në fushë janarin e kaluar. Por i gjithë entuziazmi u shndërrua në pikëllim pak muaj më vonë. Në përfundim të kampionatit, Haller dhe Borussia Dortmund panë ti ikte nga duart një titull kampion që dukej i fituar. Në një intervistë për “Bild” ai foli sërish për sëmundjen e tij. Por e krahasoi me dhimbjen e humbjes së titullit të Bundesligës. “Është e vërtetë. Humbja e titullit të Bundesligës më bëri keq më shumë sesa diagnoza e kancerit. Nëse je i sëmurë nuk mund të bësh asgjë. Duhet ta pranosh dhe ta kalosh. Ndërsa titullin e kishim në dorë, mund të bënim gjithçka vetë. Në atë rast duhet të pranosh me dhimbje se ke kryer gabime, ose ke marrë vendime të këqija", shpjegoi 29-vjeçari me origjinë franceze.

Lexo më tej: Dy operacione e katër cikle kimio, Haller rrëfen makthin e sëmundjes: “Trupi im ishte shkatërruar përbrenda”

Një humbje që Haller nuk arrin ta kapërcejë, sidomos duke parë se shanset për t'u bërë kampion i Gjermanisë u zhdukën në ndeshjen e fundit. Dortmund ishte dy pikë përpara Bayern Mynih në ndeshjen e fundit, por kundër Mainz, në shtëpi, përfundoi në barazim 2-2. Bavarezët mposhtën 1-2 Këln në minutën e 89’ me golin e Musialas që dorëzoi titullin në Mynih. Një mënyrë dramatike e humbjes së titullit që ka lënë gjurmë te Haller.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI