Flash

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Nuk mundi dot Kukësin, habit Martini: "Duhet të futemi në katër të parët

Lapsi.al 27 September 2023
Nuk mundi dot Kukësin, habit Martini: "Duhet të futemi në

"Nuk jam mësuar të gjykoj paraardhësit. Duhet të punojmë të rrisim intesitetin dhe presingun. Janë ditë shumë të shkurtra, shumë problem deri në ndeshjet e Kombëtares. Djemtë dhanë maksimumin, luajtën me shpirt. Në qoftë se do të shënonim do ta menaxhonim lojën. Pjesa e dytë lë shumë për të dëshiruar". Një koment i shpejtë dhe konçiz i teknikut Edi Martini me situatën në të cilën ndodhet Teuta. 0-0 me Kukësin nuk ka si ta lërë të kënaqur teknikun shkodran, të rikthyer për herë të pestë në pankinën durrsake: "Na duheshin 3 pikë sot, për të qenë më të qetë në ndeshjet e tjera. Luajmë ndaj 2 kundërshtarëve shumë të fortë. Kjo s’do të thotë, që atë që nuk morëm sot, mos e marrim ndaj Partizanit dhe Egnatias. Djemtë janë me mentalitet fituesi. Gradualisht do të çohemi edhe mendërisht, për ta kaluar këtë malore".

Martini sidoqoftë 'qëllon' lart. Edhe pse nuk mundi dot vendin e fundit, shkodrani sheh nga Final Four: "Unë përpara ndeshjes kam biseduar që formati është me 4 ekipe. Kampionati sapo ka filluar, normalisht do të pretendojmë të futemi në katërshe. Prandaj edhe pikët ishin shumë të rëndësishme sot. Duhet të luftojmë dhe të mendojmë për vendin e katërt pse jo. Janë jashtë roleve, si Gjumsi si Fili. Një skemë tjetër nuk është kollaj të përvetësohet për 2 ditë. Shumë shpejt të gjithë do të ambientohen dhe do të bëjnë rolet. Në përgjithësi jam i kënaqur me djemtë”, u shpreh Edi Martini.

Lexo më tej: Video/ Teuta nuk mund dot as vendin e fundit: 0-0 me Kukësin, Martini ka shumë punë për të bërë

NICA: PO DUKEMI SI SKUADËR

"Ekipi ka filluar të marr një formë skuadre në veprime. Por ajo që më shqetëson është që duhet të jemi më të qartë taktikisht e të përmirësohemi". Stavri Nica është i kënaqur me barazimin 0-0 në Niko Dovana. Rezultati i dytë pozitiv radhazi për Kukësin, që tashmë i ka lënë vendin e fundit Dinamos, që duhet ende të luajë. Nica sidoqoftë ka rezerva mbi mënyrën e lojës së të tijve: "Ka probleme në marrje pozicioni, në zotërimin e topit, nguten, nuk janë futur ende në rrjedhën e duhur që më pëlqen mua të kampionatit. Ndeshje pas ndeshje po tregojmë që krijohet stabilitet e sigurie, ndaj çdo kundërshtari".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI