Flash

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Video/ Liço shënoi një penallti e humbi dy, por Skënderbeu thyen Erzenin: penalltia për shijakasit, erdhi vonë

Lapsi.al 27 September 2023
Video/ Liço shënoi një penallti e humbi dy, por Skënderbeu

Erzeni rrëzohet në Arena Egnatia 1-2 përballë Skënderbeut, që ngrihet pas tre humbjeve radhazi. Katër penallti, por vetëm dy të përfunduara me gol janë mjaftueshëm për të bërë të diskutohet. Liço shënoi të parën në favor të korçarëve e gaboi dy herë të dytën, edhe pas përsëritjes. Ndërsa ajo e Kahrimanovic në minutën e 7 shtesë nuk mund të ndalonte suksesin e të besuarve të Gvozdenovic, që e kishin siguruar rezultatin me golin e Shaqes në minutën e 70’.

TRIS PENALLTISH

Gvozdenovic e dinte se rrezikonte shumë në rast të një dështimi tjetër dhe impakti me ndeshjen ishte i duhuri. Pas një tentative të Meçjas, që nuk shqetësoi Alian, ndeshja u zhbllokua nga një penallti. Atanda pengoi Rashicën, duke i dhënë mundësinë Liços të kalonte Skënderbeun në avantazh. Erzeni mund të kapitullonte totalisht pas vetëm tre minutash. Beqiri dalloi ekstremet e 11 metërshit sërish, këtë herë për pengimin e parregullt të Nikajt. Liço këtë herë goditi shtyllën e pas një minute lojë, VAR rithirri arbitrin për të përsëritur ekzekutimin. Hyrja e parakohshme e lojtarëve në zone i dha shansin e dytë Liços, por Hasanbelli gjeti krahun dhe ndali tentativën e tretë të lojtarit bardhekuq.

[video width="880" height="472" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/LICO-1.mp4"][/video]

[video width="880" height="472" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/LICO-2.mp4"][/video]

KAHRIMANOVIC SHËNOI VONË

Erzeni spostoi lojën në pjesën e dytë në kërkim të barazimit. Kahrimanovic kishte rastin më të mirë në të 66, por goditja e dënimit u grushtua në kënd nga Alia. Skënderbeu u përgjigj pas katër minutash me Liçon që detyroi portierin shijakas të sforcohet për të devijuar në kënd, por nga ajo këndore erdhi goli i dyfishimit. Shaqe me kokë mposhti Hasanbellin, duke vënë në siguri rezultatin.

[video width="880" height="472" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/SHAQE.mp4"][/video]

Traversa e Zekës mund të rihapte lojërat në të 85 dhe është me fat në këtë rast formacioni korcar, që lejoi në shtesë golin me penallti të Kahrimanovic. 9 pikë për bardhekuqtë, që rrëmbejnë kështu fitoren e tretë në gjashtë javë. Mbetet me 8 skuadra e Deliallisit.

[video width="880" height="472" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/KAHRIMANOVIC.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI