Flash

Video/ Skandali i Presidentit Rubiales: puth në buzë futbollisten Hermoso pas fitores së Botërorit

Lapsi.al 20 August 2023
Video/ Skandali i Presidentit Rubiales: puth në buzë futbollisten
Dominoi fushën dhe rrëmbeu Kupën e Botës, por Spanja po dominon tani edhe vëmendjen mediatike për episodin skandaloz të ceremonisë së ndarjes së cmimeve. Pikërisht në nderimet për triumfin në Botërorin e futbollit për femra, për herë të parë në historinë e saj, Luis Rubiales u bë protagonist në mënyrën e gabuar. Presidenti i Federatës Spanjolle puthi në buzë futbollisten e kombëtares Jeny Hermoso gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve. Lexo më tej: Carmona ngjit Spanjën në çatinë e botës: thyhet Anglia, Wiegman nuk bën më mirë se Southgate Në momentin kur lojtaret po kalonin me radhë për të marrë medaljet, Luis Rubiales përshëndeti futbollisten Hermoso dhe më pas e puthi në buzë. Pamjet kanë bërë xhiron e internetit, duke shkaktuar polemika të forta. Hermoso e gjeti veten në mes të stuhisë, e detyruar të komentonte atë që ndodhi me një postim live në rrjetet sociale. “Nuk është se më pëlqeu, por nuk kisha çfarë t’i bëja”, tha sulmuesja iberike.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI