Flash

Carmona ngjit Spanjën në çatinë e botës: thyhet Anglia, Wiegman nuk bën më mirë se Southgate

Lapsi.al 20 August 2023
Carmona ngjit Spanjën në çatinë e botës: thyhet

Vetëm një vit më parë Spanja ishte në kaos, me eliminimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian. Pa harruar edhe rebelimin e disa yjeve të skuadrës ndaj trajnerit Jorge Vilda. Tekniku mbeti në detyrë dhe, dymbëdhjetë muaj më vonë, mund të festojë fitoren në Kupën e Botës për femra në Australi dhe Zelandën e Re. Finalja ndaj Anglisë u mbyll me rezultatin 1-0. Goli i Olga Carmona (28') ishte vendimtar për Furitë e Kuqe, të cilët dominuan dhe humbën një penallti. Dështon Sarina Wiegman, që anglezët po e mendonin në krye të kombëtares së meshkujve.

"I MBIJETUARI" I NJË VITI MË PARË

Jorge Vilda promovon mes titullarëve talenten Salma Paralluelo (2003), vendimtare si në çerekfinale ashtu edhe në gjysmëfinale si zëvendësuese. Sarina Wiegman, nga ana tjetër, konfirmoi të besuarat e saj. Spanja e nisi menjëherë rrezikshëm, por iberiket rrezikuan shumë në minutën e 15' kur Hemp goditi traversën. Furitë e Kuqe u përgjigjën me shpejtësi dhe kaluan përpara në minutën e 28'. Bronze humbi topin dhe aktivizoi kundërsulmin spanjoll, me kapitenen Olga Carmona që shënoi golin e avantazhit. Paredes iu afrua dyfishimit të epërsisë, por rasti më i bujshëm erdhi në këmbët e Salma Paralluelo, që goditi shtyllën në kohën shtesë të pjesës së parë.

MONOLOGU IBERIK

Anglezet luajtën me Lauren James, e rikthyer nga pezullimi, por pjesa e dytë ishte një monolog iberik. Jorge Vilda dhe vajzat e tij dominuan në sulm dhe nuk i lejuan asgjë kundërshtareve në mbrojtje. Madje humbën edhe një penallti në minutën e 69'. Earps shpëtoi goditjen e Jenni Hermoso nga pika e bardhë, e akorduar pas një rishikimi të gjatë në VAR. Gabimi nuk e rigjallëroi Anglinë dhe në shtesën e trembëdhjetë minutave, që përkoi me hyrjen e Topit të Artë Alexia Putellas, Earps iu desh të shmangte dyfishimin e Aitana Bonmatí. Dominimi absolut i Spanjës solli titullin e parë botëror për iberikët. Vetëm tetë vjet më parë spanjollet nuk ishin kualifikuar kurrë në një Kupë Bote, tani ato janë kampione bote.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI