Flash

"Nuk ka më asgjë për të bërë": Pochettino zbulon preferencën mes Brojas e Lukakut

Lapsi.al 20 August 2023
"Nuk ka më asgjë për të bërë":

“Ka një marrëveshje nga të dyja palët, nuk është vetëm klubi”. Mauricio Pochettino rikthehet të flasë për Romelu Lukaku, sulmuesi belg në pronësi të Chelsea, por që mbetet i padëshiruar për Blues. Ai stërvitet i vetëm në qendrën sportive Cobham, larg ekipit të parë. Lukaku nuk mendohet të riintegrohet në skuadër as tani që Chelsea ka nevojë për sulmues, në pritje të rikuperimit të Armando Brojas. E pikërisht nga sulmuesi shqiptar, Pochettino nuk ka ndërmend të heqë dorë.

FRAZAT

"Situata e Lukakut nuk është zgjedhja e vetëm njërës palë - shpjegon Pochettino -. Situata është ajo që është, sipas zgjedhjes së të dyja palëve. Nuk është vetëm një vendim i klubit, ka një marrëveshje në të cilën kanë arritur të dy palët. Unë ishte i informuar për situatën e secilit lojtar para se të nënshkruaja për Chelsea. Dhe e tij ishte shumë e qartë. Ashtu si është e qartë se asgjë nuk ka ndryshuar. E nëse do të ketë ndonjë ndryshim, do të komunikohet. Unë nuk mund ta bëj asgjë. Duhet të fokusohem te skuadra që kam dhe përpiqem ta përmirësoj. Nuk mund të harxhoj energji në një situatë që ishte e qartë para ardhjes sime”.

Lexo më tej: Broja varet nga Lukaku, Milan në dyshim për fizikun e shkodranit: sondazh i ri me Chelsea

SITUATA

Situatë e qartë, në fakt, është se edhe Lukaku nuk dëshiron tia dijë më për Chelsea. Ashtu si Blues për belgun. Sulmuesi nuk ka folur kurrë me Pochettino. Ai u shfaq në Cobham për të filluar stërvitjen në mesin e korrikut, kur skuadra ishte nisur tashmë për në turneun në SHBA. Lukaku po vazhdon të punojë veçmas duke pritur që merkato të zgjidhë situatën e tij. Megjithatë, një nga opsionet e pakta të mbetura, Arabia Saudite, duket se është ftohur. Al-Hilal, klubi që ishte përpjekur prej kohësh të bindte Big Rom të luante në Saudi Pro League dhe që kishte gjetur një marrëveshje me Chelsean për 47 milionë eurosh, e mbylli për një tjetër qendërsulmues. Ata firmosën me Aleksandar Mitrovic, duke paguar të njëjtën shumë te Fulham. E pamundur që klubi saudit që mori edhe Koulibaly të kthehet në kërkim të Lukaku. Belgu duhet vetëm të presë. E të vazhdojë stërvitjen i vetëm në Cobham, larg ekipit të parë dhe nga Pochettino.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI