Flash

Akuza të rënda për FIGC, Mancini zbulon të fshehtat e largimit: "Gravina nuk më donte më"

Lapsi.al 15 August 2023
Akuza të rënda për FIGC, Mancini zbulon të fshehtat e

Roberto Mancini, prej dy ditësh ish-trajneri i kombëtares italiane, ka shpjeguar me detaje arsyet e dorëheqjes së tij. Pas postimit të shkurtër në Instagram, tekniku nga Jesi tregon hapur shkakun e divorcit. Nuk fshihet Arabia pas tij (të paktën për momentin), por një ndjenjë pakënaqësie e rritur muajt e fundit. “Unë u përpoqa t'i shpjegoja arsyet e mia presidentit Gravina - sulmoi Mançini -. I thashë se kisha nevojë për qetësi, ai nuk ma garantoi dhe kështu dhashë dorëheqjen. Nuk bëra asgjë për t'u masakruar". Referenca është për kritikat e rënda të marra nga shumica e gazetave.

AKUZAT KUNDËR PRESIDENTIT GRAVINA

Mancini çliron zemërimin e tij për ndryshimet në stafin e tij, me lëvizjet e Evanit dhe Lombardos në shënjestër. Tekniku konfirmon kështu zërat për paknëaqësitë e tij. Akuzat janë të rënda: "A keni parë ndonjëherë një president federal të ndryshojë stafin e trajnerit? Kishte një vit që donte ta bënte. E bëra të kuptonte që nuk mundej, por ai luajti mbi faktin se nja dy ishin në skadencë. Kishte kohë që mendonte gjëra të kundërta me të miat, duhet të më largonte mua në atë moment”. Tekniku ka shuar cdo aludim për kontradikta me Buffon: “Jo, asgjë kundër tij, në fakt vetëm një vlerësim i madh. Edhe historia me Bonucci është e gjitha e sajuar”. Në intervistën me Hoara Borsellin, ai e cilëson lamtumirën e tij "një gjest dashurie, jo një tradhti. Një gjest për të cilin kishte disa muaj që meditonte".

Lexo më tej: Mancini zbulon arsyet e largimit nga Italia

Mancini rrëfen se mund të largohej nga kombëtarja pasi nuk arriti të kualifikohej në Botëror, por ishte Federata që i kërkoi të qëndronte. E në lidhje me momentin e dorëheqjes së paku, ish-trajneri kërkon të jetë i qetë me veten: "Kanë mbetur 25 ditë deri në ndeshjen tjetër, jo tre. Mendoj se kam qenë gjithmonë korrekt". Në fund të intervistës Mancini zbulon edhe gjendjen e tij shpirtërore, që nuk është aspak e qetë: "Më vjen keq që lexoj gjëra të këqija, më duket se ka pasur mungesë respekti. Jam shumë i trishtuar".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI