Flash

“Chiesa refuzoi 20 milionë në sezon për të qendruar te Juventus”: prapaskena e zbuluar nga Tuttosport

Lapsi.al 31 July 2023
“Chiesa refuzoi 20 milionë në sezon për të qendruar te
Tuttosport zbulon në edicionin e sotëm një ofertë të fortë të marrë nga Federico Chiesa, të refuzuar nga sulmuesi. Bëhet fjalë për një kontratë trevjeçare, prej 20 milionë euro në sezon, të cilën lojtari nuk e pranoi vetëm për të qëndruar te Juventus. Prapaskena e merkatos e publikuar nga Tuttosport ka në qendër të vëmendjes Federico Chiesa. Sipas gazetës torineze, anësori i Juventus mori një ofertë nga Al Hilal në qershor. Pikërisht aty iu ofrua një kontratë trevjeçare me 20 milionë në sezon, për t'u transferuar në Arabinë Saudite. Futbollisti refuzoi ofertën për të qëndruar bardhezi dhe për të qenë vendimtar, pas sezoneve të fundit të vështira, për shkak të dëmtimit të rëndë në gju. Përveç ofertës arabe, ish-lojtari i Fiorentinës refuzoi avancimet e Aston Villa dhe Neëcastle, të cilët i ofronin Juventusit 50 milionë për anësorin.

YLLI I TURNEUT

Dëshira e Chiesa për t'u imponuar në Torino këtë vit duket qartë nga mënyra se si ai u përball me turneun amerikan të Juventusit. Anësori po gjen jetë të re në 3-5-2 e teknikut Allegri në rolin e sulmuesit të dytë. E në ndeshjen kundër Milan ishte ndër më të mirët në fushë. Lexo më tej: Juventus, mbërrin super-oferta nga Premier League për Federico Chiesa e Vlahovic Vetë Max Allegri tha se ishte i lumtur me formën fizike dhe shpirtin e treguar nga numri 7 i Juventus. Prandaj, ky sezon mund të jetë ai i tij - shkruan Tuttosport -. Sezoni në të cilin Chiesa do të jetë sërish në qendër të projektit. E me vetëm kampionatin për t'u fokusuar, eksploziviteti i tij mund të jetë vendimtar.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI