Flash

Champions League, formati i ri nga viti 2024: vendi i pestë mund të vlejë kualifikimin

Lapsi.al 11 July 2023
Champions League, formati i ri nga viti 2024: vendi i pestë mund të

UEFA ka revolucionarizuar formatin e Champions League që duke filluar nga sezoni 2024/25 do të ketë një pamje të re. Shumë të reja do të ketë e jo vetëm mbi numrin e skuadrave pjesëmarrëse, që do të shkojë nga 32 në 36. Kalendari i angazhimeve do të jetë i ndryshëm, por edhe procesi i kualifikimit që do të përfshijë dy vende shtesë për kombet më të mira në renditje. Me këtë risi, vendi i pestë në Serie A mund të vlejë kualifikimin në Champions League.

SKUADRAT PJESËMARRËSE

Nga 32 skuadrat aktuale që marrin pjesë në fazën finale të Champions League do të kalohet në 36. Katër vende të tjera do të caktohen në këtë mënyrë.

- një më shumë në federatën e pestë në renditjen e UEFA-s

- një për fituesin e kampionatit mes kombeve jo kryesuese në renditje

- dy për federatat që do të marrin rezultatin më të mirë të përgjithshëm në sezonin e mëparshëm

Dy federatat do të kenë secila një vend që do të caktohet në bazë të renditjes së kampionatit. E kjo është arsyeja pse vendi i pestë mund të vlejë Champions League, nëse në të njëjtin sezon - si në 2022/23 pas vetëm Anglisë - skuadrat italiane do të të arrijnë rezultate të shkëlqyera në kupa.

NJË GRUP, SI EUROLEGA

Do të jenë 36 skuadra, por nuk do të ndahen në grupe. Në fakt, risia përbëhet nga një grup i vetëm, si ka ndodhur prej disa vitesh në Euroligë, i konceptuar si kampionat.

Lexo më tej: Champions League 2023-24, Italia mund të ketë tre skuadra në vazon e parë: ja ndarjet e mundshme

E pamundur të parashikohen 35 javët e Champions League, kështu që jo të gjitha skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën. Por çdo formacion do të përballet me të njëjtin numër kundërshtarësh, të ndarë sipas vazove në short. Numri i ndeshjeve të garantuara do të rritet gjithashtu nga 6 në 8, katër në shtëpi dhe katër jashtë.

SI NDRYSHON KALENDARI I CHAMPIONS

UEFA ka konfirmuar se nuk ka ndeshje të planifikuara gjatë fundjavës deri në finale. Një vendim që respekton kështu kalendarët e kampionateve kombëtare, duke vazhduar të planifikojë ndeshjet e kupës në mesjavë. Sa i përket Champions League, turneu do të nisë në mes të shtatorit, për të përfunduar në mes të janarit duke luajtur dy javët e fundit.

Një risi, e cila do të ketë të bëjë edhe me Europa League dhe Conference League, është “java ekskluzive”. Në këtë javë do të luhen vetëm ndeshjet e një kompeticioni të vetëm të shpërndarë të martën, të mërkurën dhe të enjten. Oraret konfirmohen: 18:45 dhe 21.

SI DO TË KALOHET NË GRUPIN UNIK?

8 skuadrat e renditura më të mira kalojnë direkt në raundin e 1/8 të finales.

Skuadrat nga vendi i 9 deri në vendin e 24 do të luajnë një play-off vajtje-ardhje për të arritur në fazën e 1/8.

Nga vendi i 25 e poshtë skuadrat do të eliminohen, asnjë zbritje në kupat inferiore.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI