Flash

Postecoglou, pengesa më e madhe për Bayern: "Vizioni im i lojës për të mbajtur Kane"

Lapsi.al 11 July 2023
Postecoglou, pengesa më e madhe për Bayern: "Vizioni im i

Nesër, kur të rifillojnë stërvitjet, trajneri i ri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou dhe Harry Kane do të takohen ballë për ballë. Do të jetë një mundësi, tha trajneri australian, për t'i shpjeguar sulmuesit se si ai synon ta përfshijë atë në "vizionin" e tij të lojës. Një lëvizje që Spurs shpreson të jetë mjaftueshëm për ta mbajtur Kane në Londër, duke tejkaluar ofertën e Bayern Munich. Sipas zërave të merkatos, bavarezët kanë gati 70 milionë paund (rreth 82 milionë euro) për ta çuar sulmuesin në Bundesligë.

Kapiteni i Anglisë, 29 vjeç dhe me një kontratë me Spurs që skadon në fund të qershorit 2024, shënoi 30 gola në Premier League sezonin e kaluar. “Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe unë dua që ai të përfshihet këtu - tha Postecoglou në konferencë për shtyp -. Unë thjesht dua të prezantohem me Harry, t'i jap atij vizionin tim. Dua të kuptoj prej tij se cili është ai. Ne do të flasim se si mund ta bëjmë këtë një klub të suksesshëm. E nuk ka dyshim se këtë dëshiron edhe ai", tha Postecoglou.

I pyetur nëse i ishte dhënë ndonjë garanci për të ardhmen e Kane, tekniku Postecoglou u përgjigj: "Jo, nuk kam pasur asnjë garanci dhe nuk do ta prisja. Sa për mua, po përpiqem të fokusohem në atë që di tani. E Harry është pjesë e skuadrës”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI