Flash

Derbi me pasoja, Colella nuk ka më asgjë në dorë: "E kam menduar kurthin ndaj Vllaznisë por nuk ua them"

Lapsi.al 20 May 2023
Derbi me pasoja, Colella nuk ka më asgjë në dorë: "E

"Paraqitja nuk më ka bindur dhe jam disi i nxehur. Nuk është problem rezultati, por problemi është që nuk bëmë atë që duhej të bënim. E motivet përse nuk u arrit, janë të shumta". Giovanni Colella kërkon të lërë pas shpine barazimin në derbi dhe të mendojë për tre finalet e fundit. Tekniku i Partizanit është e natyrshme që ndihet ashtu, duke qenë se nuk përmbushi dot parakalimin ndaj një kundërshtari në emergjencë të plotë.

E tani, jo vetëm që gjithcka është në duart e Tiranës, por ndaj Vllaznisë tekniku ka humbur edhe Murataj: "Në këtë moment Vllaznia është e rrezikshme sepse kanë humbur ndeshje dhe kanë fituar në javën e fundit. E janë në garë për Europën. Ne do të luajmë gjithçka për gjithçka. Kemi të paktën 5-6 ndeshje në të cilat duhej të fitonim. Nga humbja me Laçin, ishim të detyruar të fitonim të gjitha ndeshjet. Por nëse skuadra bën atë që duhet të bëjë jam i bindur se bëjmë mirë. Historia në kampionatin tonë ka treguar se nëse nuk bëjmë gjërat që dimë, është problem".

KURTHI I PLANIFIKUAR

Një shigjetim lojtarëve nuk ka munguar, i pyetur në lidhje me ndeshjen, nëse duhet të ndryshonte diçka. Kundër shkodranëve sigurisht që ka një plan, por Colella e mban fshehur: "Nuk jam unë ai që duhet të ndryshoj diçka. Nëse shkoj në fushë, kam më pak shqetësime. Problemi është se do të përgatitësh gjëra dhe ti respektosh në fushë. Pikë! E kam menduar kurthin ndaj Vllaznisë por nuk ua them".

Lexo më tej: Titulli kalon nga Laçi, Tirana në shtëpinë e ‘armiqve’ pa Lushkjan: “E ka mbyllur sezonin”

Janë 9 pikë në lojë e dy për ti rikuperuar Tiranës, edhe pse asgjë nuk është më në duart e të kuqve, edhe nëse fitojnë cdo ndeshje. "Ndershmërisht them që në derbi kemi bërë shumë pak për të fituar. Më mirë se të humbasësh, është një pikë. Vazhdojmë përpara. Por duhet të them që edhe nëse fitojmë, duhet të presim të humbasë kundërshtari. Nuk jam shumë i zoti për ta thënë sa shanse kemi por e them që duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet. Edhe nëse fitonim derbin, do të duhej të fitonim 3 ndeshjet e radhës. Në derbi fatin e kishim në dorë ndërsa tani nuk e kemi më. Kjo është diferenca".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI