Flash

Ultrasit e PSG lajmërojnë grevën e tifozerisë: në shënjestër Messi, Neymar e drejtuesit

Lapsi.al 11 May 2023
Ultrasit e PSG lajmërojnë grevën e tifozerisë: në
Asgjë nuk shkon mirë në kampin e PSG, me situatën që po përshkallëzohet. Ultrasit e PSG, të sektorit Auteuil, nuk do të shoqërojnë skuadrën në katër javët e fundit, drejt titullit të njëmbëdhjetë. Një mardhënie tashmë e thyer përfundimisht jo vetëm me yjet, nga Messi te Neymar. Por edhe me drejtuesit e me presidentin Al Khelaifi në veçanti.

KRAH I HEKURT ME AL KHELAIFI

Në nivelet e larta të drejtuesve të PSG, nuk është pëlqyer protesta nën dritaret e selisë. Ultrasit, javën e kaluar, kërkuan dorëheqjen e presidentit. Koret, të marra si mospërfillje nga drejtuesi i lartë, i cili, me mbërritjen e tij në Paris, pilotoi kthimin gradual të ultrasve në Parc des Princes, kur të gjitha shoqatat e tifozëve ishin shpërbërë më parë nga autoritetet, pas vitesh dhune dhe përplasjesh. Me pak fjalë, mes palëve mbretëron një klimë mosmirënjohjeje dhe mosbesimi. Kjo pasi klubi, të dielën, kishte vendosur të anulonte 450 vendet e rezervuara për ultrasit në transfertën e Troyes, në shenjë hakmarrje. Gjithçka pasi ata u shkëputën nga grupi i tifozëve që shkuan në shtëpinë e Neymar për ta intimiduar që të largohej.

"I URRYERI" MESSI

Nuk shërbeu për asgjë takimi i mbrëmjes së të martës mes drejtuesve dhe përfaqësuesve të sektorit që hyri në grevë: “Pezullojmë çdo aktivitet mbështetës”, njoftoi dje Kolektivi Ultras Paris. Asnjë brohoritje, si vitin e kaluar, kur protesta megjithatë nisi menjëherë pas eliminimit në 1/8 e Champions League. Këtë vit, ultrasit kishin vendosur të vazhdonin të ndiqnin skuadrën, pavarësisht se doli sërish në 1/8. Megjithatë, ata kanë kontestuar yjet e cilësuar si mercenarë, nga Messi te Neymar, por edhe trajnerin dhe pikërisht Al Khelaifi. Klubi e lë të hapur derën për dialog konstruktiv. Ndërkohë, Messi mund të buzëqeshë pasi do të jetë në gjendje të rikthehet në Parc des Princes më i qetë të shtunën për ndeshjen kundër Ajaccio. Edhe pse mund ta fishkëllejnë të gjithë tifozët e tjerë të stadiumit, jo më pak armiqësor ndaj argjentinasit, i identifikuar si simboli i një viti tjetër të dështuar.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI