Flash

Video/ Dy gola, shtyllë e penallti e anuluar në 15 minuta: Dzeko e Mkhitaryan çojnë Inter një hap nga finalja

Lapsi.al 10 May 2023
Video/ Dy gola, shtyllë e penallti e anuluar në 15 minuta: Dzeko e

Inter dominon përplasjen e parë të Euroderbit. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, skuadra e Simone Inzaghi mposhti 2-0 Milan dhe shënjestron finalen e Stambollit. Në San Siro, starti i zikaltrëve ishte vdekjeprurës dhe shënjoi ndeshjen. Dzeko (8') zhbllokoi ndeshjen duke i marrë kohën Calabria, në zhvillimet e një goditje këndi. Pastaj Mkhitaryan (11') dyfishoi menjëherë rezultatin pas një inkursioni të shkëlqyer në qendër. Një goditje e fuqishme e Calhanoglu goditi shtyllën dhe arbitri Manzano anuloi një penallti të akorduar fillimisht ndaj Lautaro pas rishikimit në VAR.

Kuqezinjtë shpëtuan mirë në një pjesë të parë apatike, me shumë gabime e ku Pioli ishte i pafuqishëm për të ndërhyrë. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u përpoqën të reagonin. Gjithësesi, të besuarit e teknikut Inzaghi e kontrolluan mirë ndeshjen. Inter madje iu afrua sërish trisit me Dzekon dhe u dridhëruan vetëm në shtyllën e Tonalit.

AMNEZI DIFENSIVE

Ngjyra e parë e pikturuar në Milano është zikaltër. Për ta lyer plotësisht, nevojiten më shumë kova me bojë, por ndërkohë raundi i parë afron Inter me Stambollin. Përballë 75 mijë tifozëve në San Siro (arkëtime rekord prej 10.4 milionë) përfundoi 2-0 për Inter. Vendosën golat, në tre minuta, të Dzeko dhe Mkhitaryan, padyshim të lehtësuar nga amnezitë individuale të kuqezinjve. E gjitha është një pasqyrim besnik i pjesës së parë të dominimit absolut të zikaltërve në të gjitha aspektet: fizik, intensitet, teknikë, lëvizje.

Lexo më tej: Video/ Magji nga Vinicius e De Bruyne: Real e City 1-1 mes shkëndijave, e zgjidhin në Etihad

SI NË SUPERKUPË

Një pjesë e parë, që të kujtonte shumë Superkupën e janarit, në të cilën Milan arriti të rebelohej vetëm në pjesën e dytë, po pa gjetur një gol që do ta bënte më pak të vështirë rikthimin. Një Inter që në kryqëzimin e pestë mori suksesin e parë në Champions League ndaj kushërinjve. E gjitha nën vështrimin e kënaqur të Zhang dhe aspak të Cardinale. Këtë herë pronari-talisman nuk funksionoi dhe nuk mjaftoi as “forca Milan” e artikuluar një ditë më parë nga Ancelotti në Madrid. Sigurisht, pa Leao (në tribunë) dhe pa Bennacer (i dëmtuar pas 18 minutash) bëhet e vështirë përballë një Inter kaq të gjallë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI