Flash

Video/ Kovë me ujë kokës, lojtarët i prishin teknikut Tetova konferencën, të gjithë në festë: "Tani dua Tiranën"

Lapsi.al 10 May 2023
Video/ Kovë me ujë kokës, lojtarët i prishin teknikut Tetova

“Është emocion shumë i veçantë sepse bëhemi pjesë e historisë duke shkuar në finale për herë të parë". Edlir Tetova kishte ndërmend të vazhdonte më gjatë të tregonte emocionet e tij për arritjen historike. Egnatia arriti në finalen e Kupës së Shqipërisë për herë të parë në histori, duke mundur Vllazninë me rezultatin 1-0. E megjithatë, mendimet e Tetovës u ngëtarruan nga festa e lojtarëve të Egnatias, që ndërhynë në konferencën e trajnerit, duke i hedhur një kovë uji mbi kokë.

[video width="1096" height="460" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/festa-1.mp4"][/video]

Pas këtij momenti festiv, Tetova vazhdoi më tej, duke shpjeguar arritjen e madhe të skuadrës Rrogozhinase. "Këtë finale ia dedikoj futbollistëve nga i pari te i fundit. Ky ekip është ndërtuar për 40 ditë. E kam ndërtuar sipas dëshirës time me lojtarët që më përshtaten dhe me bekimin e presidentit Agim Demrozi", tha tekniku duke harruar ndryshimet e mëdha që bëri në fakt Shpëtim Duro në janar.

Lexo më tej: Video/ Për herë të parë në histori, Egnatia në finalen e Kupës: Jackson në shtesë eliminon Vllazninë

Tetova më pas u ndal në aktin e fundit të turneut, ku kërkon një lloj revanshi kundër Tiranës që në këtë sezon vetëm i ka mundur: "Nuk kam një skuadër favorite por besoj se do të jetë Tirana. E shpresoj ta kem në finale sepse më ka mundur 4 herë. Shpresoj të bëjmë mirë në finale".

ALUDIMI I SEDLOSKIT

Goce Sedloski nuk mund të thotë shumë pas një serie shumë negative me Vllazninë. Dalja nga Kupa, pas 1-0 në kthim me Egnatian e ka vënë në një pozitë shumë të vështirë teknikun. Gjithësesi fjalët e thëna prej tij lënë më shumë se një dyshim: "Na ndodh që në dy ndeshjet e fundit kemi pësuar gol në minutat e fundit. Ishte një gjysmëfinale dhe të gjithë jemi të zhgënjyer pasi nuk e kemi bërë punën siç duhet. Djemtë kanë luajtur në mënyrë korrekte. Por nga ana tjetër nuk dua të flas për disa gjëra që djemtë flasin në dhomat e zhveshjes. Kundërshtari nuk ishte më i mirë dhe penalltinë e anuluar nuk e di". Gjithsesi ata shkuan në finale dhe ne do të shohim ndeshjet që kanë mbetur.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI