SHPËRBLIM NË RAST FINALE
Gazeta nënvizon se Zhang ka parashikuar edhe një shpërblim në rast suksesi. Bëhet fjalë për dy milionë euro bruto për t'u ndarë mes lojtarëve dhe stafit teknik në rast të arritjes në finalen e Stambollit. Sinjal se klubi ka besim në punën e skuadrës dhe trajnerit. Megjithëse sfida e të shtunës kundër Sassuolo në kampionat ka ende një peshë thelbësore për programimin e të ardhmes. Renditja e Serie A ka marrë konture shumë të ndryshme pas katër fitoreve radhazi. Por kualifikimi në Champions të ardhshëm mbetet ende për t'u arritur. Lexo më tej: Video/ Inter mposht Romën në sprintin Champions: Dimarco e Lukaku i japin zikaltërve suksesin e katërt radhaziZHANG E CARDINALE NUK FLASIN
Nuk ka asnjë shenjë shkrirjeje, nga ana tjetër, në frontin presidencial milanez. Edhe dje Steven Zhang dhe Gerry Cardinale në thelb e injoruan njëri-tjetrin në tribunën e San Siros. Ata konfirmuan ftohjen që nisi kur numri një i Milan zgjodhi të devijonte rëndë në çështjen e stadiumit, duke braktisur idenë e një impianti të përbashkët.We're only halfway through the tie, but we can sleep well tonight ? Sweet Nerazzurri dreams, Inter fans! ??#ForzaInter #MilanInter #UCL pic.twitter.com/vRT6E3sYuC
— Inter (@Inter_en) May 10, 2023