Flash

"Ti je ku*va ime e vogël": zbulohet rrëfimi tronditës i vajzës pas agresionit të pretenduar nga Dani Alves

Lapsi.al 11 May 2023
"Ti je ku*va ime e vogël": zbulohet rrëfimi tronditës i

Dani Alves është ende në burgun Brians në Barcelonë dhe ndaj tij varet akuza e rëndë për agresion sek.sual ndaj një vajze. Ngjarja ndodhi në një klub në kryeqytetin katalanas më 30 dhjetor. Gjykatësi ka refuzuar së fundmi një tjetër kërkesë për lirim me kusht nga avokatët e ish-lojtarit. Ndërkohë, detajet vijojnë të dalin për një mbrëmje që ende përmban shumë anë të errëta. Madje, gazeta As ka raportuar fjalët e viktimës së pretenduar, të thënë në polici menjëherë pas faktit.

Transmetimi spanjoll El programa de Ana Rosa rindërtoi historinë e asaj nate që vazhdon të jetë me shumë mister. Ata u fokusuan veçanërisht në fjalët që viktima e supozuar do t'u kishte thënë policëve pas agresionit. Fjalë tronditëse, të cilat më pas i ka raportuar As: “Pranova vullnetarisht të shkoj në tualet dhe pasi shkëmbyem disa puthje thashë se doja të largohesha”, ka thënë vajza në polici. “Ai më tha jo dhe e mbylli derën me çelës”.

Vajza e përlotur ka vazhduar më pas historinë e saj teksa priste ambulancën e thirrur nga polici që po e dëgjonte: “Ai filloi të më thoshte gjëra të pakëndshme si ‘Ti je kurva ime e vogël’ dhe gjithashtu filloi të më godiste. Hodhi çantën time në dysheme dhe më kapi nga rrobat”. Më pas, e ngushëlluar, ajo kishte shtuar në rrëfimin e saj në polici: “Askush nuk do të më besojë, se do të shohë nga kamerat që kam hyrë vullnetarisht në banjë”.

Lexo më tej: Historia absurde: Dani Alves mund të fitojë trofeun e 45° në karrierë, duke qenë në burg

Fjalë tronditëse, të cilat shkojnë paralelisht me versionin gjithmonë koherent të ofruar nga viktima e pretenduar. Nga ana tjetër, Dani Alves, siç dihet, ka ndryshuar disa herë rikonstruksionin e fakteve. Situata e brazilianit po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI