Flash

Video/ Çmenduri në Feyenoord-Ajax: mjegull toksike, gjak në fushë e arrestime

Lapsi.al 6 April 2023
Video/ Çmenduri në Feyenoord-Ajax: mjegull toksike, gjak në
Skena surreale u panë para fillimit dhe gjatë gjithë ndeshjes mes Feyenoord dhe Ajax, në gjysmëfinalen e Kupës së Holandës. Rivaliteti historik mes qytetit të Roterdamit dhe atij të Amsterdamit, ka ekzistuar edhe para atij mes Feyenoord dhe Ajax. Kështu, u krijuan skena surreale para dhe gjatë gjysmëfinales së Kupës së Holandës. Një ndeshje teke, e luajtur në stadiumin de Kuip të Roterdamit, në të cilën tifozët përdorën të gjitha mjetet që kishin në dispozicion. As gjysmë minutë pas fillimit, tifozët vendas ndezën bombat tymuese. Reja e krijuar në stadium çoi në ndërprerjen e ndeshjes. Në fillim ishte një skenë shumë e mirë piroteknike, por më pas situata doli jashtë kontrollit. U krijua një mjegull toksike, e dukshme për kilometra larg stadiumit. Kështu, ndeshja u pezullua për shkak të problemeve të vizibilitetit dhe cilësisë së ajrit. Lojtarët u desh të prisnin që reja të shpërndahej, përpara se të rifillonin lojën.

KLAASSEN U GODIT NË KOKË

Megjithatë, ndeshja u ndërpre sërish në minutën e 63'. Lojtari i Ajax, Klaassen (i cili shënoi golin e 2-1 për harkëtarët) u godit në kokë nga një çakmak i hedhur nga tifozët. Objekti i hap një plagë në kokë dhe arbitri pezulloi ndeshjen. Lojtarët e Ajax u kthyen në dhomat e zhveshjes për siguri. Ndërkohë, ndihmës trajneri dhe flamuri i Feyenoord, John de Ëolf mori një mikrofon për të qetësuar tifozët e tij. Ndeshja u ndërpre për 15 minuta dhe pasi u kthye në fushë u ndërpre sërish. Klaassen u rrëzua në tokë i trullosur dhe kishte nevojë për zëvendësim. Ndërkohë autori i çakmakut të hedhur është arrestuar falë pamjeve të kamerave. Në fund të gjithë kësaj, Ajax mundi Feyenoord në shtëpinë e tyre dhe arriti në finale të Kupës.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI