Flash

Ofendimet ndaj Lukaku mbyllin sektorin ultras të Juventus: skualifikohet tre ndeshje Cuadrado

Lapsi.al 6 April 2023
Ofendimet ndaj Lukaku mbyllin sektorin ultras të Juventus: skualifikohet
Vendimet e Gjykatësit sportiv në lidhje me ngjarjet në gjysëmfinalen e parë mes Juventus e Inter kanë mbërritur. Juan Cuadrado është skualifikuar për tre ndeshje për sherrin në fund të ndeshjes me Samir Handanovic. Portieri i Inter ia hodhi me vetëm një ndeshje ndalim. Një takim edhe për Romelu Lukaku, i përjashtuar në fund nga Massa për kartonin e dytë të verdhë. Belgu e mori të parin për faull ndaj Gatti dhe pastaj për festimin provokues para tifozëve të Juventus pas penalltisë. Gjykatësi sportiv e sanksionoi Juventus edhe “me detyrimin për të luajtur një ndeshje në sektorin e quajtur “Tribuna Sud”, niveli i parë, pa spektatorë”. Ultrasit janë penalizuar për thirrjet raciste kundër Lukaku. Klubi bardhezi u gjobit gjithashtu me 4000 euro (hedhje e objekteve në fushë). Ndërsa drejtuesi i Inter, Dario Baccin u gjobit me 20,000 euro për fyerje të arbitrit. Lexo më tej: “Grushti i Cuadrado ndaj Handa, sharjet për Massa”. Inspektorët federalë kanë parë gjithçka ndodhi Cuadrado, që ishte i paralajmëruar, do të humbasë tre ndeshje për grindjen me Handanovic. "Ai e tërhoqi fuqishëm, duke i vendosur duart rreth qafës dhe duke e goditur me grusht në fytyrë. U nda me forcë nga lojtari kundërshtar falë ndërhyrjes së disa shokëve të skuadrës”, thuhet në motivacionet e Gjykatësit sportiv. Një ndeshje skualifikim për portierin e Inter, Samir Handanovic për të njëjtin motivacion. Sulmuesi i zikaltërve Romelu Lukaku një ndeshje dënim për "kartonin e dyfishtë të verdhë. Për sjellje të pahijshme ndaj kundërshtarit dhe për sjellje jo të rregullt në fushë". Për Cuadrado dhe Handanoviç edhe 10 mijë euro gjobë.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI