Flash

Video/ Ndreca e Taipi dënojnë Bylis: Kukësi i Hallaçit fitorja e shtatë në 10 ndeshjet e fundit

Lapsi.al 10 March 2023
Video/ Ndreca e Taipi dënojnë Bylis: Kukësi i Hallaçit

Një seri impresionuese rezultatesh pozitive me Rrahman Hallaçin në pankinë, Kukësi nuk i kishte marrë kurrë këtë sezon. Tekniku kuksian ka arritur t'i japë identitet skuadrës dhe ka siguruar një tjetër fitore të rëndësishme. Veri-lindorët kanë kaluar 2-0 Bylis në shtëpi, në javën e 25 të Superiores. Ndreca e Taipi shënuan suksesin për blutë, që dominuan takimin në "Kukësi Arena".

Një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse një humbje ose fitore bënte diferencën mes dy skuadrave. Ndaj dhe sfida nisi me raste të pakta, me skuadrat tepër të kujdesshme për të mos gabuar. Ndoshta për këtë arsye këmbët e lojtarëve kishinnnjë lloj ngërci që u pasqyrua në fushë. 45 minuta studim, pak raste e asnjë gol.

[video width="920" height="508" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/ndreca.mp4"][/video]

Ndreca

Në të dytën, verilindorët arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 64’ me Reshitin. Lojtari ishte me fat, sepse devijoi goditjen e dhënë nga Ndreca, duke e dërguar topin aty ku portieri nuk mund të arrinte. 1-0 dhe Bylis e ndjeu goditjen, nuk pati forcë të reagonte dhe pësoi të dytin dhjetë minuta nga fundi. Kapiteni Gjelbrim Taipi i dha goditjen finale ballshiotëve, duke i bërë shifrat 2-0 në minutën e 80'.

Lexo më tej: Video/ Kastrioti ndalon Teutën me 10 lojtarë: krutanët të tërbuar për penalltinë e pa dhënë

[video width="1064" height="588" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/taipi.mp4"][/video]

Fitorja e shtatë në dhjetë ndeshjet e fundit dhe e treta radhazi për Kukësin. Skuadra e Hallaçit shkon në kuotën e 34 pikëve, në vendin e 5, duke hedhur sytë nga Europa. Bylis mbetet në pozita shumë të vështira, duke qëndruar në vendin e parafundit me 27 pikë. Zona e shpëtimit tani është 6 pikë larg.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI