Flash

Dani Alves, ndeshje futbolli në burg, kur gruaja e tij fshin fotot e të dyve nga rrjetet sociale: "Asgjë nuk më tremb"

Lapsi.al 31 January 2023
Dani Alves, ndeshje futbolli në burg, kur gruaja e tij fshin fotot e

Dani Alves flet nga burgu spanjoll ku po mbahet me akuzën e agresionit seksual ndaj një vajze 23-vjeçare. Ngjarja ndodhi më 30 dhjetor, në një diskotekë në Barcelonës. Deklaratat e tij janë publikuar nga La Vanguardia: "Do të pranoj çfarëdo që të ndodhë. U largova nga shtëpia kur isha vetëm 15 vjeç - tha mbrojtësi brazilian -. Kam kapërcyer situata shumë të vështira dhe të ndërlikuara në jetën time, edhe kjo do të kalojë. Asgjë nuk më tremb”. Ndërkohë, avokatët e ish-lojtarit të Barcelonës dhe Juventusit janë aktivizuar për të kërkuar lirimin e tij, në pritje të gjykimit.

Ekipi i avokatëve të Dani Alves, udhëhiqet nga kriminologu Cristóbal Martell. Ata kanë bërë një apel para gjykatave, për të kërkuar lirimin e përkohshëm të futbollistit. Braziliani ndodhet në paraburgim që nga 20 janari, ku ndan qelinë me një tjetër brazilian, Coutinho. Me të njëjtin emër si futbollisti, ai është një njohje e vjetër e Dani Alves. Coutinho ka punuar për shumë vite si 'security' në disa klube nate të Barcelonës dhe ishte gjithashtu truproja e Ronaldinho.

Të enjten e kaluar, në mesditë, Dani Alves mori pjesë në një ndeshje futbolli me të burgosurit e tjerë. Fjala u përhap shpejt: zyrtarët, drejtuesit dhe të gjithë të burgosurit në sektorët fqinjë filluan të mbushin fushën për të mos humbur rastin për të parë një ngjarje të rrallë.

GRUAJA FSHIN TË GJITH FOTOT ME TË

Joana Sanz ka fshirë të gjitha fotot me bashkëshortin nga llogaria e saj në Instagram. Pa dhënë asnjë shpjegim, modelja nga Tenerife hoqi çdo imazh në shoqërinë e brazilianit. Këtu përfshiheshin edhe fotot e dasmës së festuar gjashtë vite më parë.

Lexo më tej: Dani Alves, një tatuazh e fut në kurth. Rrëfimi i vajzës i rrëzon versionin: “Në pubis ka një gjysmëhënë”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI