Flash

Protesta e 7 korrikut, Berisha tregon me kë do të jetë në shesh

Lapsi.al 28 June 2022
Protesta e 7 korrikut, Berisha tregon me kë do të jetë në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se një koalicion i madh do të dalë për të protestuar në 7 korrik në orën 19:00 në Tiranë.

Duke folur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha sulmoi sërish bordet e ngritura nga qeveria për përcaktimin e çmimeve tavan të karburantit dhe ushqimeve.

“Protesta e 7 korrikut ka një rëndësi shumë të madhe jo si një protestë e PD-së, por si një protestë e mbarë qytetarëve shqiptarë. Nuk ka dyshim se roli i PD-së në organizimin e kësaj proteste është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, personalitete publike dhe forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jashtë parlamentare”, tha Berisha.

Më tej Berisha foli dhe për rritjen e çmimeve, veçanërisht për atë të naftës.

“Nuk ka dyshim se problemi më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Unë mund tu them shqiptarëve se bordet për llogari të qeverisë dhe të oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës, të cilët rrisin çmimet jashtë çdo lloj logjike tregu. Dy ditë më parë fuçia e naftës në bursë ka qene 108 dollarë, nafta në treg ka qenë mbi 2600 lekë. Një muaj më parë kur fuçia e naftës ishte 108 dollarë, çmimi i naftës në tregun shqiptar ishte 2240 lekë. Bordet janë bërë zëdhënëse të një shfrytëzimi të egër të  qytetarëve shqiptarë”.

Të këshilluara

Tiranë/ Arrestohen gjashtë persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 20-vjeçarin E.P., për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’. Mësohet se ditën e djeshme i riu ka goditur me grusht...

12:47

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI