Flash

7 korriku i Berishës/ Protestës i bashkohen edhe deputetët që ka kundër (Emrat)

Lapsi.al 28 June 2022
7 korriku i Berishës/ Protestës i bashkohen edhe deputetët

Sali Berisha konfirmoi dje edhe vendin e protestës së datës 7 korrik, e cila do të jetë para Kryeministrisë, në orën 19:00. Në një postim në “Facebook”, Berisha ftoi të gjithë që të bashkohen në atë që ai e quajti “Fronti për të Shpëtuar Shqipërinë”.

Ndërkohë, për të dalë kundër qeverisë “Rama”, duket se kanë lënë mënjanë përplasjet e brendshme shumica e deputetëve.

Gazeta “Panorama” kontaktoi dje me deputetët e grupit të PD-së, duke pasur në fokus ligjvënësit që nuk i janë bashkuar lëvizjes së Berishës. Jo të gjithë iu përgjigjën pyetjes nëse do të merrnin pjesë në protestë, megjithatë shumica prej tyre iu përgjigj madje duke dhënë edhe qëndrimet e tyre.

Nga përgjigjet rezultoi se janë mbi 31 deputetë, të cilët do jenë pasditen e 7 korrikut në shesh kundër qeverisë.

Grida Duma: Është detyrë qytetare, pastaj detyrë si politikanë që të marrin pjesë në protestë, sidomos kur kjo është e munguar. PD-ja duhet të bëjë gjithçka për të ngritur forcën e opozitës dhe pa diskutim, njëra anë është forca e fjalës dhe argumentit dhe protestat janë mjeti kryesor që i jep forcë njerëzve që janë tulatur nga varfëria dhe nga problemet që aktualisht ndodhemi në një sistem autokratik.

 

Dhurata Çupi: Kam marrë pjesë në çdo protestë që është thirrur qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga PD-ja. Mos harrojmë që nga viti 2013, PD-ja ka organizuar protestat nga më të mëdha. Nuk kam arsye, përkundrazi janë pafund arsyet që ne duhet të marrim pjesë në protestë kundër pushtetit të Edi Ramës.

Ervin Salianji: Data 7 korrik në kushtet kur çmimet janë rritur, nafta po shkon në stratosferë, ku qeveria i merr paratë nga qytetarët dhe ia jep një grushti oligarkësh dhe nuk kujdeset për asnjë shtresë, duhet protestuar dhe madje fuqishëm. Duhet të jetë një formë reagimi për të vendosur nën fre një qeveri që po kthehet ne regji.

Jorida Tabaku: Unë kam marrë pjesë në çdo protestë qytetare, isha dhe para një jave me 3 fëmijët. Do të dal në çdo protestë.

Dashnor Sula: Patjetër që do të marr pjesë, madje do të ftoja të gjithë qytetarët që të dalin të protestojnë për të drejtat e tyre. Për t’u bërë barrierë ndaj abuzimeve të qeverisë, e cila edhe në këtë kohë krize kërkon t’u pijë gjakun shqiptarëve.

Saimir Korreshi: Do të marr pjesë në protestë.

Xhelal Mziu: Me shumë kënaqësi dhe angazhim, për ta rrëzuar këtë sistem diktatorial dhe të korruptuar.

Orjola Pampuri: Unë marr pjesë në çdo protestë që thirret nga qytetarët.

Lefter Gështenja: Do jem bashkë dhe në krahë me qytetarët!

Zef Hila: Patjetër që do të jem.

Greta Bardheli: Patjetër që do të marr pjesë.

Zheni Gjergji: Unë kam qenë dhe do jem në çdo protestë kundër kësaj qeverie.

Ndërsa, Flutura Açka thotë se e mbështet protestën, por për shkak të angazhimeve të saj nuk do ta ketë të mundur të marrë pjesë. “Nuk e di nuk e kam vendosur, kam përshtypjen që nuk do jem këtu. Njerëzit janë të lirë, kush dëshiron të shkojë në protestë. Duhet të dalin patjetër”.

Ndërkohë, i vetmi që ishte krejtësisht i qartë për mospjesëmarrjen e tij ishte deputeti i Durrësit, Ferdinant Xhaferaj. “Jo, më 7 korrik nuk do të jem, pasi marr pjesë vetëm në ato protesta që i shoh si zgjidhje për problemet që po hasim të gjithë”, tha Xhaferaj.

DEPUTETET E OPOZITES PER PROTESTEN E 7 KORRIKUT 

AGRON GJEKMARKAJ-Nuk përgjigjet

AGRON SHEHAJ Po

ALFRED RUSHAJ- Nuk pergjigjet

ANDIA ULLIRI- Nuk e ka vendosur

ARBI AGALLIU- Nuk është përgjigjur

BELIND KËLLIÇI- Po

ILDA DHORI – PO

BLEDJON NALLBATI- Po

BUJAR LESKAJ- Po

DASHNOR SULA- Po

DHURATA TYLI (ÇUPI)- Po

EDI PALOKA- Po

ELDA HOTI- Po

ERALDA BANO (TASE)- Po

ERVIN SALIANJI- Po

FATION VEIZAJ- Po

FERDINANT XHAFERAJ- Jo

FLAMUR HOXHA- Po

FLUTURA AÇKA- Mbase jo

GRETA BARDELI- Po

GRIDA DUMA- Po

HELIDON BUSHATI- Po

INA ZHUPA- Po

ISUF ÇELAJ- Po

JORIDA TABAKU- Po

KASËM MAHMUTAJ- Po

LEFTER GËSHTENJA- Po

LINDITA METALIAJ- Po

LUÇIANO BOÇI- Po

MERITA BAKIU- Nuk përgjigjet

OERD BYLYKBASHI- Po

ORJOLA PAMPURI- Jo

RAMADAN LIKAJ- Nuk përgjigjet

SAIMIR KORRESHI- Po

SELADIN JAKUPLLARI- Po

SORINA KOTI- Po

TOMOR ALIZOTI- Po

TRITAN SHEHU- Po

XHELAL MZIU- Po

ZEF HILA- Po

ZHENI GJERGJI- Po

/Panorama

Të këshilluara

Jahti luksoz fundoset në Dhërmi

Një jaht luksoz është mbytur në ujërat e Drimadhes Dhërmi. Në orën 18.30 është njoftuar se në Drimadhes Dhërmi në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndru...

16:15

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI