Flash

Këshilltarja e Trump: Si u përplas Presidenti me Shërbimet Sekrete në 6 janar

Lapsi.al 28 June 2022
Këshilltarja e Trump: Si u përplas Presidenti me Shërbimet

“Donald Trump u kërkoi fansave të tij të marshonin në Kapitol për të përmbysur zgjedhjet, pavarësisht se e dinte që kishte njerëz të armatosur në tubimin e 6 janarit”.

Kjo ishte një nga dëshmitë e forta që bëri këtë të martë përpara komisionit hetimor për këtë ngjarje Cassidy Hutchinson, një bashkëpunëtore e ngushtë Mark Meadows, ish-shefit të stafit të Presidentit, Trump.

Madje ajo tha se Trump sulmoi në mënyrë agresive një agjent të Shërbimit Sekret që drejtonte limuzinën presidenciale duke i kapur timonin që ai të shkonte në vendin e protestës.

Forcat e sigurisë i kishin thënë kreut të Shtëpisë së Bardhë se në turmë kishte njerëz të armatosur ndaj ishte më mirë që ai të evitonte fjalimin në këtë protestë.

Ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë dëshmon në

“Unë jam Presidenti, k... Më çoni atje” – kishte shpërthyer Trump.

“Mbrëmjen e 2 janarit 2021, Rudy Giuliani, avokati i Donald Trump, më tha se do të shkonin në Capitol Hill më 6 janar", - tha Hutchinson e cila rrëfeu se për shkak të shqetësimit që kishte shkoi te shefi i saj, Meadows.

Edhe ai i kishte thënë se ishte i shqetësuar se dhuna e 6 janarit mund të ishte "vërtet e keqe". Pas kësaj dëshmie ka reaguar Trump që e quajti dëshminë false dhe farsë. "Unë pothuajse nuk e njoh fare atë" – shkroi Trump në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI