Flash

Kryemadhi konfirmon bashkimin me Berishën: Në 7 korrik protestojmë edhe ne

Lapsi.al 28 June 2022
Kryemadhi konfirmon bashkimin me Berishën: Në 7 korrik

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka konfirmuar se do të jetë në krah të kryedemokratit Sali Berisha në protestën e 7 korrikut.

Ajo tha se situata politike që erdhi pas zgjedhjeve të 25 prillit tregon se duhet të ngrihen me qytetarët në protesta.

"Sot nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror dhe njerëzor ndaj çdo proteste çdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike duhet të jenë pjesë e protestave.

Edhe pse janë ditët e nxehta të korrikut njerëzit sa janë aktivë për protestën aq dhe më shumë duan dhe të dinë hapat e mëtejshëm të protestës. Pasojat e zgjedhjeve të kaluara ndihen në shoqërinë shqiptare, ndihen në partitë politike ndihen në media ndihen kudo.

Dhe aq më shumë situata politike që rrodhi pas 25 prillit, sulmet e një pas njëshme për dëmtimin e opozitës. Për të shfokusuar opinionin publik nga problematikat që ka sot shoqëria shqiptare" - tha Kryemadhi në emisionin “Politiko”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthehet pakoja bombë në Shkodër

Është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA pakoja e dyshimtë që alarmi Shkodrën. Dyshohet se brenda pakos ka pasur lëndë ...

18:56

Sherr me thika në Maliq, 2 të plagosur

Një sherr me thika ka ndodhur në një lokal në Maliq, ku dy persona, shtetasi G. M., rreth 35 vjeç dhe shtetasi B. P., 40 vjeç janë dëmtuar dhe janë transportuar...

18:48

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI