Flash

Një i arrestuar për krime lufte në Kosovë

Lapsi.al 27 June 2022
Një i arrestuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të hënën se është arrestuar një person i përkatësisë kombëtare malazeze nën dyshimet për krime lufte,

I arrestuari të cilin prokuroria e identifikoi me nistoret M.D. nga fshati Vitomiricë i komunës së Pejës, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës, dyshohet se ishte pjesë e një grupi të forcave serbe që ekzekutuan të paktën nëntë civilë shqiptarë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

“Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07 maj të vitit 1999 në rajonin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë civilë të përkatësisë kombëtare shqiptare dhe pesë civile të tjerë shqiptarë ende llogariten të zhdukur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Mbi dhjetë mijë veta, kryesisht shqiptarë, u vranë dhe mijëra të tjerë u zhdukën gjatë luftës së viteve 1998-1999 ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave serbe. Rreth një milion veta u dëbuan nga shtëpitë e tyre para se ndërhyrja e NATO-s kundër forcave serbe t’i jepte fund luftës gati dyvjeçare.

Nëntë vjet pas asaj lufte Kosova shpalli pavarësinë e saj që është njohur nga shumica e vendeve perëndimore, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, tre të plagosur

Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që u shënua këtë pasdite në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit...

17:47

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI