Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Gjykata e Lartë e SHBA ndalon abortin për miliona gra amerikane

Lapsi.al 24 June 2022
Gjykata e Lartë e SHBA ndalon abortin për miliona gra amerikane

Gjykata e Lartë amerikane i ka dhënë fund mbrojtjes kushtetuese gati 50-vjeçare për abortin - një vendim i shumicës së saj konservatore për të përmbysur çështjen historike Roe kundër Wade.

Vendimi i së premtes pritet të çojë në ndalimin e abortit në afërsisht gjysmën e shteteve amerikane. Vendimi, i paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë, ishte kulmi i përpjekjeve prej disa dekadash të kundërshtarëve të abortit, i mundësuar nga një krah i guximshëm i djathtë i gjykatës që është forcuar nga tre anëtarët e saj të emëruar nga ish-presidentit Donald Trump.

Vendimi erdhi më shumë se një muaj pas rrjedhjes së informacionit për një draft-opinion nga gjyqtari Samuel Alito që tregonte se gjykata ishte e përgatitur për të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm.

Sipas sondazheve të opinionit, vendimi e vë gjykatën në kundërshtim me shumicën e amerikanëve që favorizojnë mbrojtjen e së drejtës së abortit.

Gjykatësi Alito, në opinionin përfundimtar të lëshuar të premten, shkruante se çëshja Roe dhe Planned Parenthood kundër Kejsit, vendimi i vitit 1992 që ripohoi të drejtën e abortit, ishin të gabuara ditën që u vendosën dhe duhet të anulohen.

Autoriteti për të vendosur rregulla mbi abortin u takon degëve politike, jo gjykatave, shkroi gjykatësi Alito.

Me gjykatësin Alito u bashkuan gjyqtarët Clarence Thomas, Neil Gorsuch, Brett Kavanaugh dhe Amy Coney Barrett. Tre gjyqtarët e fundit janë të emëruar nga ish presidenti Trump. Gjykatësi Thomas votoi për herë të parë për të rrëzuar të drejtën e abortit 30 vjet më parë.

Gjyqtarët Stephen Breyer, Sonia Sotomayor dhe Elena Kagan - krahu liberal i gjykatës - ishin në kundërshtim.

Presidenti Joe Biden bëri komentet e tij të para publike nga Shtëpia e Bardhë të premten në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA që përmbysi vendimin historik Roe kundër Wade, që legalizonte abortin në mbarë vendin.

Presidenti Biden e quajti vendimin e Gjykatës së Lartë për abortin një "ditë të trishtuar për gjykatën dhe për vendin". Ai tha gjithashtu se Gjykata e Lartë "e hoqi" të drejtën për abort.

Komentet theksojnë qasjen e tij ndaj kësaj faze të re të luftës për të drejtën ndaj abortit.

Shtëpia e Bardhë është përgatitur për këtë moment që nga një draft i vendimit që doli në shtyp në maj. Zyrtarët kanë diskutuar me udhëheqës shtetërorë, avokatë, profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe të tjerë për t'u përgatitur për një të ardhme pa të drejtën e abortit.

Tani planet e Bidenit do të testohen në aspektin politik dhe regullator.

Presidenti Biden dhe demokratë të tjerë shpresojnë të përdorin zemërimin mbi vendimin e gjykatës për të tërhequr votuesit në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres. Megjithëse një legjislacion mbarëkombëtar që siguron të drejtën e abortit duket i paarritshëm, më shumë fitore nga demokratët në nivel shtetëror mund të kufizojnë përpjekjet republikane për të ndaluar këtë praktikë.

Sipas statistikave të analizuara nga Associated Press, vendimi pritet të prekë në mënyrë disproporcionale gratë e pakicave që tashmë përballen me qasje të kufizuar në kujdesin shëndetësor. /VOA

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI