Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Bregu: Mbështetja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunimin rajonal mbetet e qëndrueshme në 76%

Lapsi.al 24 June 2022
Bregu: Mbështetja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

“Ndërsa shumë gjëra ndryshojnë, sondazhet tona të perceptimit të publikut dhe biznesit mbeten një tregues i vërtetë i opinionit në të gjithë rajonin. Herë herë rezultatet na befasojnë, herë shërbejnë si alarm, ndërsa herë të tjera konfirmojnë se përpjekjet tona nuk janë të kota pasi qytetarët dhe bizneset i ndjejnë përfitimet e punës sonë. 76% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e shohin bashkëpunimin rajonal një qasje të shkëlqyer”, tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), duke u uruar mirëseardhjen të ftuarve në prezantimin e edicioneve të vitit 2022 të Balkan Barometer dhe SecuriMeter, mbajtur, sot në Bruksel, pas zhvillimeve të Samitit BE - Ballkan Perëndimor

Barometri i Ballkanit dhe SecuriMeter janë sondazhe vjetore të opinionit publik dhe të biznesit të porositura nga RCC, të cilat shqyrtojnë perceptimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe bizneseve të Ballkanit Perëndimor ndaj një sërë fushash e temash, si integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal, dixhitalizimi, punësimi, siguria, krimi i organizuar, emigrimi, radikalizimi online , etj. Ky është edicioni i 8-të i Balkan Barometer dhe i dyti për SecuriMeter për Ballkanin Perëndimor.

“Sot do të doja të mbani mend disa numra. 60 – është përqindja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që mbështesin anëtarësimin në BE, një shumicë ende edhe pse vitin e kaluar ishte 62%. Por nëse do të pyesnim qytetarët tanë sot për mendimin e tyre rreth integrimit në BE, besoj se do të kishim një shifër tjetër për shkak të zhgënjimit që vjen nga “JO”-ja për zgjerimin në BE të rajonit tonë 74 – është përqindja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që pohojnë se keqinformimi është një kërcënim për sigurinë në ekonomitë e tyre, ndërsa 1 në 3, vazhdimisht, e shohin korrupsionin si një kërcënim të madh për jetën e tyre. 67 – është përqindja e të rinjve që thonë se po e konsiderojnë që të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Vetëm 21% kanë besim te partitë politike, ndërsa 75% jo. 66 është përqindja e njerëzve që e shohin si problematike ndotjen në vendbanimin e tyre dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, 43 – është përqindja e bizneseve të Ballkanit Perëndimor që thonë se roaming pa pagesë në rajonin tonë ka pasur një ndikim pozitiv në veprimtarinë e tyre të biznesit”, shtoi Bregu

“Më lejoni ta mbyll me këtë konkluzion: Nuk mund të ketë asnjë perspektivë të BE-së (të cilën qytetarët e mbështesin në nivelin 60%) pa bashkëpunimin rajonal mbështetur nga 76% e qytetarëve. Por ka më pak shanse për të bindur zërat e ashpër në BE se ne nuk do t'i shkaktojmë probleme BE-së nëse korrupsioni dhe krimi i organizuar janë ende një shqetësim për më shumë se 80% të qytetarëve. Do të jetë e vështirë për të përmirësuar rajonin e për ta kthyer atë në një qendër të madhe investimesh, nëse 67% e të rinjve do të donin të largoheshin jashtë vendit. Mediat sociale lidhin njerëzit, por keqinformimi po bëhet një kërcënim për sigurinë kombëtare në mbarë botën. E njëjta gjë vlen edhe për ndotjen e ajrit. Njerëzit që jetojnë në qytetet e Ballkanit Perëndimor humbin deri në 1.3 vjet jetë nga ndotja e ajrit, pasi popullsia është e ekspozuar ndaj disa prej përqendrimeve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë. Dhe së fundi: ku ka vullnet ka edhe rrugë. Ky është mësimi i nxjerrë nga “Roam Like at Home” që rajoni e filloi dhe e realizoi me sukses”, përfundoi Bregu.

Alessandra Viezzer, Zëvendës Shefe e Njësisë së Bashkëpunimit Rajonal dhe Programeve të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Evropian (DG NEAR), Marie Delile, këshilltare përgjegjëse për Ballkanin në Përfaqësinë e Përhershme të Francës në BE dhe Andrea Cascone, Drejtoreshë për Adriatikun dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, iu bashkuan Sekretares së Përgjithshme të RCC, znj. Bregu në hapjen e aktivitetit.

Prezantimi përfundoi me panelin e moderuar nga Radu Magdin, CEO në Smartlink Communications, me panelistët: Gentian Elezi, nga Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, Dimitar Bechev, Studiues vizitues në Carnegie Europe, Valbona Zeneli, Kryetare e Iniciativave Strategjike/ Departamenti në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë George C., Marshall dhe Dejan Jović, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.

Më shumë INFO mbi Balkan Barometer dhe SecuriMeter, duke përfshirë bazën e të dhënave, publikimet, infografikët, videot: rcc.int/balkanbarometer & rcc.int/securimeter

Fjala e plotë e Sekretares së Përgjithshme Majlinda Bregu

***

Barometri i Ballkanit është autorizuar nga RCC dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zhvillohet çdo vit që nga viti 2014 nga një agjenci e pavarur mes më shumë se 6,000 qytetarëve dhe 1,200 kompanive në të gjithë rajonin. Barometri Ballkanik është pozicionuar si një burim i besueshëm i të dhënave rajonale, të përdorura gjerësisht dhe të referuara nga media, biznesi, shoqëria civile dhe vendimmarrësit.

SecuriMeter i Ballkanit Perëndimor është një Sondazh i Opinionit Publik mbi çështjet e sigurisë, i kryer midis më shumë se 6000 qytetarëve të Ballkanit Perëndimor si një sipërmarrje e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, financuar nga qeveria e Italisë.

https://www.rcc.int/news/771/ bregu-support-of-western- balkan-citizens-to-regional- cooperation-remains-stable-at- 76

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46