Flash

Akuzohet për korrupsion, Apeli rrëzon kërkesën e mjekut për kthim në detyrë

Lapsi.al 24 June 2022
Akuzohet për korrupsion, Apeli rrëzon kërkesën e mjekut

Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e mjekut Edvin Prifti për kthim në detyrë. Prifti është momentalisht i pezulluar nga detyra e tij si shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, ndërkohë që akuzohet nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Sipas SPAK, ka prova të mjaftueshme që krijojnë dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve. Në seancë, Prifti ka thënë: “Për mua, të më heqësh të drejtën e ushtrimit të detyrës është më e rëndë sesa të më mbajnë në burg”.

SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro, si dhe 160 milionë lekë, ndërkohë që në total i janë sekuestruar pothuajse 1 milion euro.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI