Flash

EUROSTAT: Inflacioni në maj u rrit me 6%, ndikimin më të lartë nafta dhe ushqimet

Lapsi.al 21 June 2022
EUROSTAT: Inflacioni në maj u rrit me 6%, ndikimin më të

Metodologjia e EUROSTAT përllogariti se, rritja e përgjithshme e çmimeve  (inflacioni) në muajin maj ishte 6% në vendin tonë. Ky rezultat ishte më i ulët se matjet kombëtare, të cilat raportuan një ndryshim vjetor me 6.7% në maj. Ndryshimet vijnë për shkak të peshave të ndryshme të disa grupeve ne artikut e shportës. Sipas matjeve të EUROSTAT, rritja më e madhe e çmimeve prej 13,3% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3,4%, “Veshje dhe këpucë” me 2,1%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0%, “Shërbimi arsimor” me 0,9% dhe “Komunikimi” me 0,8%.

Në muajin maj 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,8%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4%, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 2,3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rritën me 0,9 %, pasuar nga “Hotele kafene dhe restorante” me 0,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” me 0,2% secili dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1%. Të dhënat tregojnë se inflacioni në Shqipëri në muajin maj u rrit më pak se mesatarja europiane 8.8%. Estonia dhe Lituania  kishin nivelet më të larta të inflacionit në maj përkatësisht me 20 dhe 18.2% dhe në krahun tjetër Zvicra dhe Islanda kishin nivelet më të ulëta të inflacionit përkatësisht me 2.4 dhe 4.6%.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995. Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës. Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin. Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit). Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm. Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%). Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës). IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit.

Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë./MONITOR

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI