Flash

Pa kontrolle në fundjavë dhe gjatë festave, zbulohen lehtësirat në Morinë

Lapsi.al 20 June 2022
Pa kontrolle në fundjavë dhe gjatë festave, zbulohen

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi tha në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në Prishtinë se protokolli i parë që do nënshkruhet këtë të hënë në mbledhjen mes dy qeverive, do të arrijë që të lehtësojë qarkullimin në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë periudhës së verës.

Sipas tij gjatë fundjavave dhe ditës së festave nuk do të ketë nevojë për regjistrim në kufi, duke lehtësuar në këtë mënyrë kalimin e tyre duke mos u krijuar asnjë vonesë.

Çuçi: Protokolli i parë që do nënshkruajmë, përgjatë periudhës së verës ka lehtësim nga të dyja krahët. Do të përcaktojmë që nga 1 qershori deri në 30 shtator, për çdo fundjavë e feste shtetërore, shtetasit do të kalojnë pa pasur nevojë për rregjistrim nga organet kufitare, që të mos krijohet asnjë vonesë. Protokolli, nuk e mundësonte këtë gjë, do e mundësojmë këtë protokoll

Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës: Jemi të lumtur që bashkëpunimi është intensiv dhe me rezultate konkrete. Shumë procese ia kemi dalë mbanë falë bashkëpunimeve. Ne kemi diskutuar sfida me të cilat ballafaqojnë qytetarët, ekipet janë takuar. Jam i lumtur që ne do të nënshkrujmë 2 marrëveshje. Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer. Në kuadër të kësaj ne do të nënshkrujmë një marrëveshje. Deri në fund të shtatorit do të kemi lehtësim për çdo fundjavë dhe ditë pushimi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46