Flash

Në Prishtinë mblidhen qeveritë Shqipëri-Kosovë/ Rama: Kemi rritur shkëmbimin ekonomik

Lapsi.al 20 June 2022
Në Prishtinë mblidhen qeveritë Shqipëri-Kosovë/ Rama:

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë po mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët në Prishtinë, ku pritet firmosja e 19 marrëveshjeve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nisi fjalën në mbledhjen e tetë të dy qeverive Shqipëri-Kosovë duke thënë se kemi një oqean të tërë mundësish të pashfrytëzuara që do të marrin zgjidhje falë marrëveshjeve që do firmosen vazhdimisht në mbledhjet ndërqeveritare.

"Jam i kënaqur të njoftoj se gjatë këtyre muajve janë në zbatim të gjitha marrëveshjet përveç njërës. Me to është lehtësuar jeta e qytetarëve. Kemi një oqean të tërë mundësish të pashfrytëzuara. Nga 127 marrëveshje të nënshkruara në të kaluarën, janë zbatuar pa probleme 75 ose 59% që është shumë më pak krahasuar me 93% të realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara para 6 muajsh. Na duhet harmonizim i politikave mes 2 vendeve si në çështjet rajonale po ashtu edhe të politikës së jashtme", tha Kurti.

Kryeqeveritari Edi Rama në mbledhjen mes dy qeverive në Prishtinë e nisi fjalën e tij duke përmendur marrëdhënien me kryeministrin Albin Kurti, ku tha se me të ka një sinergji të veçante. Kreu i qeverisë shqiptare po ashtu foli me shifra për punët e përbashkëta ndërmjet dy qeverive.

"Dua të them disa shifra. Kur kemi nisur punë nga afër kemi pasur një volum të shërbimeve tregtare 160 mln euro, ndërsa sot shpenzojmë 433 mln euro. Kemi hyrë në zonën kur shifrat marrin një lloj serioziteti. Investimet e Kosovës në Shqipëri, në 2017, 9 mln euro në 2021 139, mln euro. E fundit që dua të sjellë në vëmendje ëhstë fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike, ka qenë 16 mln i 2018. Ndërkohë jemi në 41 vitin 2021, një indikator shumë i mirë. Kemi mundësinë ta intesfikojmë dhe të shtojmë volumin e investimeve. Dua t’u kujtoj ministrave se kemi një protokoll të nënshkruar në prill në Morinë për kalimin praktik të kufirit. Në këtë sezon është e palejueshme të kemi probleme të natyrës që kemi patur vite me parë dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve të pafundme. Kemi ardhur me përfaqësues të kompanive për të prezantuar studimin e Portit të Durrësit i cili shtrihet nga Durrësi në Prishtinë me Portin pritës në Durrës dhe Portin e Thatë të Prishtinës çka përben një projekt me rëndësi strategjik i cili ka brenda edhe projektin e hekurudhës. Porti ushtarak me bazë të NATO-së në Durrës."- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI