Flash

NATO në alarm/ Avioni misterioz kaloi 6 vende anëtare dhe më pas piloti e braktisi

Lapsi.al 16 June 2022
NATO në alarm/ Avioni misterioz kaloi 6 vende anëtare dhe më pas

Një avion misterioz ka kaluar në hapësirën e 6 vende të NATO-s pa u diktuar nga radarët derisa piloti i tij është zhdukur.

Avioni i dyshimtë u pikas fillimisht nga Forcat Ajrore Hungareze dhe ato Rumune duke fluturuar përmes hapësirës së tyre ajrore, por edhe mbi Poloni, Sllovaki dhe Serbi përpara se të zbarkonte në Bullgari.

Secili prej këtyre vendeve përveç Serbisë është anëtar i NATO-s. Sipas Euractiv, avioni misterioz besohet të jetë nisur nga Lituania dhe është ulur në një aeroport të braktisur në Targovishte në Bullgari.

Autoritetet bullgare kanë nisur një hetim për atë që ndodhi pasi piloti dhe ekuipazhi u zhdukën pas uljes në aeroportin e Targovishtes duke e lënë motorin e avionit ende të ngrohtë. Më herët avionët luftarakë F-16 të USAF, dy F-16 rumunë dhe dy Gripen hungarezë u ngritën në fluturim menjëherë me qëllim ndaljen e tij pasi ai nuk iu përgjigj transmetimeve radiofonike.

Aeroplani i vogël Beechcraft thuhet se bëri një ndalesë në një aeroport të vogël në Debrecen në Hungari, ku një grup njerëzish zbritën për t’a furnizuar me karburant përpara se ai të ngrihej përsëri dhe t'i shpëtonte policisë.

Një zyrtar i Ministrisë bullgare të Mbrojtjes tha se avioni hyri në hapësirën ajrore të vendit të tij mbrëmjen e 8 qershorit.

“Në asnjë moment aeroplani nuk ishte një kërcënim për infrastrukturën civile apo ushtarake në Bullgari. Fluturonte në lartësi të ulëta, gjë që vështirësonte përgjimin për avionët luftarakë, por monitorohej gjatë gjithë kohës. Ministria e Mbrojtjes po ndërmerr veprimet e duhura për zbardhjen e rrethanave” – tha ai.

Kjo ngjarje vjen pak javë pasi NATO ka ngritur avionët e saj për të kapur dy avionë rusë pranë kufirit finlandez me Norvegjinë mes tensioneve të rritura në rajon. ©LAPSI.al

NATO members scrambled fighter jets after a mystery plane flew through its airspace

The two-seater made a pit stop in Debrecen, Hungary, to refuel

Të këshilluara

Turizmi, as Kroacia nuk ka fuqi punëtore

Turistët po vërshojnë drejt Kroacisë për sezonin e ri turistik por vendi i Adriatikut thotë se nuk ka punonjës të mjaftueshëm turizmi për vizitorët e saj. Au...

18:30

Digjet një shtëpi në Elbasan

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në një banesë në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. Flakët kanë shkrumbuar tërësisht objektin në tërësi, ndërsa fa...

18:26

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI