Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Kurti dhe Vuçiç mund të takohen para verës/ Lajçak zbulon detajet

Lapsi.al 16 June 2022
Kurti dhe Vuçiç mund të takohen para verës/

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka thënë se është në përgatitje e sipër të një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajçak, i cili po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog që po mbahet në Ohër, ka thënë se takimi në fjalë pritet të mbahet para pushimeve të verës.

Në një intervistë për Tv21, Lajçak ka theksuar se në fokus është implementimi i marrëveshjeve që janë nënshkruara në të kaluarën, trajtimi i problemeve aktuale dhe formësimi i raporteve në të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjëja e dytë që ne po bëjmë është se po i adresojmë çështjet aktuale, problemet e krijuara siç ishte problemi me targat e që krijoi kriza serioze në shtator. Ne po sigurohemi që gjërat nuk do të dalin jashtë kontrollit dhe nuk do të ketë tensione sepse këto askujt nuk i duhen.

Gjëja e tretë dhe më e rëndësishme është që t’u japim formë raporteve në të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë dhe këtë ne e quajmë normalizim.

Ka shumë punë, jo aq të dukshme, negociatorët takohen çdo muaj dhe gjithmonë kemi 7, 8, 9 tema në agjendë, kemi disa dokumente në fazë të avancuar të përgatitjes dhe unë po planifikoj të përgatisë takimin e ardhshëm mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti në Bruksel së shpejti dhe po punojmë mbi të”, - ka thënë ai.

I pyetur se kur pritet të ndodhë takimi, ai është përgjigjur se ambicia e tij është para pushimeve të verës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI