Flash

Hajdutë “serialë” të motomjeteve në Tiranë, arrestohet 29 vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Lapsi.al 15 June 2022
Hajdutë “serialë” të motomjeteve në Tiranë,

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për disa vjedhje të motorrave në zonën e Laprakës. Policia njofton se ka vënë në pranga sot shtetasin me inicialet Ç.V. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu ka kryer veprën penale në bashkëpunim me shtetasin R.J i cili është shpallur në kërkim.

"Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur disa motomjete, në zona të ndryshme të Laprakës. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se janë autorë të disa vjedhjeve, konkretisht:

  • Më datë 22.02.2021, në oborrin e një spitali, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit E. S.;
  • Më datë 28.02.2022, në rrugën “Lord Bajron”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit K. Sh.;
  • Më datë 14.06.2022, në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit B. J.", thuhet në njoftimin e policisë. 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Ndërsa, orët e pasdites do të kenë shfaqje të vranësirave në të gjithë territ...

07:54

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI