Flash

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin: Sekuestrohen pasuritë e familjes Prenga

Lapsi.al 15 June 2022
Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin: Sekuestrohen pasuritë e

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurisë së familjes Prenga në Lezhë, që sipas saj është produkt i veprimtarisë kriminale. Artan Prenga, Nikolin Prenga dhe Arta Prenga kërkuan rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi konfiskimin e disa pasurive.

Gjykata e apelit ka ‘vulosur’ konfiskimin e pasurive:

Apartament banimi me sipërfaqe 102 m2, kati i dytë, apartamenti nr.6, blloku A, në krah të majtë të ashensorit, kufizohet me oborrin e shkollës në godinën në ndërtim pranë çerdhes së qytetit Rrëshen, sipas kontratës së sipërmarrjes nr.1321 rep., dhe nr.612 kol., datë 04.10.2013. porositës shtetasin Nikolin Prenga me investitor “Jushi” shpk me nius K08502520D.

Apartament banimi me sipërfaqe 100 m2, kati i dytë, apartamenti nr. 7, blloku A, në krah të majtë të ashensorit, kufizohet me oborin e shkollës, në godinën në ndërtim pranë çerdhes së qytetit Rreshen, sipas Kontratës së Sipërmarrjes nr. 1526 rep., dhe nr. 677 kol., datë 8.11.2 13 me porositës shtetasin Nikolin Prenga me investitor “Jushi” shpk me nius K08502520D.

Apartament banimi me nr. Pasurie 3/51 + 1-3, vol 7 fq. 3, ndodhur në zonën kadastrale 3224 me adresë: Rrëshen, Mirditë, P99/9/1, sh.1, k.2, ap.3 me sipërfaqe totale 74,87 m2, në pronësi të shtetases Arta Ndrec Prenga, sipas Çertifikatës për Vërtetimin e Pronësisë, me nr. serial 1088153 datë 30.7.2015.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Ndërsa, orët e pasdites do të kenë shfaqje të vranësirave në të gjithë territ...

07:54

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI