Flash

Balla: Nesër mbahet mbledhja e parë e komisionit të Reformës Territoriale

Lapsi.al 14 June 2022
Balla: Nesër mbahet mbledhja e parë e komisionit të Reformës

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka thënë sot në një deklaratë për mediat se nesër do të mbahet mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Territoriale. Balla tha se asnjë nga deputetët nuk duhet ta shohë si detyrë partiake dhe se duhet të gjendet një mënyrë që të shkohet drejt një organizimi më funksional rajonal. Socialisti, në një komunikim për mediat, bëri me dije se sipas përllogaritje të afateve, zgjedhjet e ardhshme mund të mbahen nga 15 prilli në 15 maj të vitit të ardhshëm.

“Duhet një punë konkrete për të parë forma të reja të organizimit, ka një rekomandim që gjithmonë çështjet që lidhen me reformat duhet miratuar një vit përpara për të pasur kohë dhe besoj që në rastin e reformës territoriale Komisioni të marrë kohën e duhur. Besoj do të jetë e nevojshme një zgjatje e mandatet dhe duhet të biem dakord në kohë që kjo zgjatje të bëhet. Konsiderimi apo anulimi i pikës dy të nenit që ka të bëjë me ndarjen e mandatit e ka bërë të pazbatueshëm të gjithë nenin  e ndarjes së mandateve. Për zgjedhje të tjera të qeverisjes vendore çdo gjë është gati. Nëse i përllogarisim afatet, besoj që mes 15-prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshme duhet mbajtur zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat mal...

07:59

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI