Flash

Aksion në Vlorë, nisin verifikimet për lejet e plazheve private

Lapsi.al 14 June 2022
Aksion në Vlorë, nisin verifikimet për lejet e plazheve private

Agjensia e Bregdetit e mbështetur nga policia e shtetit dhe policia bashkiake kanë nisur ditën e sotme verifikimet e kontratave dhe lejeve për plazhet private në Vlorë. Aksioni, që çuditërisht këtë të martë ka zgjatur vetëm 30 minuta, fokusohet kryesisht në verifikimin e metrave katrorë, plotësimin e infrastrukturës, sigurisë (roje vrojtimi si dhe kufizueset për korridoret e hyrjes dhe daljes së mjeteve lundruese në breg). Aksioni do vijojë për 184 stacionet e plazhit në rrethin e Vlorës.

Aktualisht në Vlorë janë vetëm dy hapësira publike: një në plazhin e vjetër dhe tjetra përballë shkollës së marinës ku qytetarët mund të pushojnë falas. E mejithatë këto dy zona pak frekuentohen nga turistët pasi janë lënë pranë kanaleve të ujrave të zeza.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat mal...

07:59

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI