Flash

Vrasja e ish-policit Santjago Malko, 25 vite burg për Blendi Tetën

Lapsi.al 14 June 2022
Vrasja e ish-policit Santjago Malko, 25 vite burg për Blendi Tetën

Dënohet me 25 vite burgim Blendi Teta ne lidhje me vrasjen e Santjago Malkos.

Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Teta akuzohet se vëzhgoi lëvizjet e viktimës para se ai të ekzekutohej në Rrugën ‘Xhanfize Keko’.

Plani për vrasjen e ish-policit Santjago Malko, i cili u ekzekutua më 27 gusht 2019 brenda makinës së tij, u thur në bodrumin e një lokali në zonën e Freskut.

VRASJA E ISH-POLICIT

Nga hetimet rezulton se Blendi Teta dhe shtatë persona që kanë darkuar sëbashku në ambjentet sekret në lokal dhe një moment, njëri nga personat u ka thënë: “Cohuni cuna se kemi punë”. Të gjithë mësohet të kenë dalë dhe janë ngjitur në dy automjete; e para tip Wolksvagen GOLF 5, ngjyrë gri dhe e dyta, Tip Skoda Roomster, që u gjet e fshehur në një parkim pranë drejtorisë së ish-pyjores në rrugën ‘Dalip Topi’.

Në vendin e parë të mjetit tip Skoda, është ulur Blendi Teta. Automjeti ka lëvizur nga Fresku të IKV, te Komisariati i Qarkullimit, ka dalë në rrugën Myslym Keta dhe më pas ka marrë drejtimin te Komisariati nr.4. Aty ka mbërritur edhe automjeti tip Wolksvagen Golf. Në pak minuta, automjetet kanë ecur në drejtim të kryqëzimit të Alliasit, më pas kanë vazhduar lëvizjen në në rrugën ngjitur me murin e shkollës së Bashkuar në drejtim të Oxhakut. Aty janë kthyer djathtas në rrugën Kongresi i Manastirit në drejtim të SHISH.

Lëvizjet e automjeteve janë fokusuar në pjesën më të madhe nga kamerat e sigurisë së bizneseve të ndryshme. Në dosje thuhej se kur Skoda ndodhej tek spitali nr.5, njëri nga personat në makinë, i ka kërkuar shoferit të ndryshojë drejtimin e lëvizjes, duke i thënë: “kthehu ka parkuar të kazanët”. Në rrugën Xhanfize Keko, ata kanë konstatuar një automjetin tip BMW X5.

Referuar dëshmisë dhënë para oficerëve, Blendi Teta në këtë moment është larguar, sepse sipas tij ka kuptuar se dicka e keqe do ndodhte. Ai pretendon se shkuar në këmbë të spitali i fëmijëve dhe pasi ka blerë një ujë, ka marrë taksi dhe është larguar për në ‘Don Bosko’ tek bashkëjetuesja e tij. 15 minuta më vonë, ai ka parë në lajme se ishte bërë një atentat ndaj një makine BMW X5 dhe një person kishte mbetur i vdekur. Në këtë momente ka shfaqur frikë, pasi ka patur dyshime se krimin e kanë kryer personat që ishte shoqëruar atë mbrëmje. Pas kësaj ai ka mbajtur kontakte vetëm më bashkëjetuesen e tij, në shtëpinë e së cilës e ka pritur edhe policia. Blendi Teta ka mohuar të ishte në dijeni të planit për vrasjen e Santjago Malkos, por pranon se me personat që darkoi pikërisht atë natë ka lidhje shoqërore.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat mal...

07:59

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI