Flash

Berisha nuk e njeh, Alibeaj mbledh të martën deputetët

Lapsi.al 13 June 2022
Berisha nuk e njeh, Alibeaj mbledh të martën deputetët

Në Partinë Demokratike vijon të jetë prezente përçarja e 2 grupeve sidomos ajo në mes deputetëve. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj vijon të thërrasë mbledhjet edhe pse një pjesë e tij, ajo që drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh.

Alibeaj madje vijon edhe agjendën e grupit për vendime të rëndësishme. Në një mesazh drejtuar deputetëve, Alibeaj u ka kërkuar atyre të mblidhen të martën në orën 15:30, në selinë blu, ku në fokus do të jetë procesi i reformës territoriale.

“Përshëndetje! Nesër në orë 15:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit te reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale. Jeni të lutur të konsultoni dokumentin bashkëngjitur për çeshtjet që do diskutohen. Ju faleminderit!” – thuhet në SMS-në drejtuar deputetëve të PD-së.

Ndërsa krahu i Berishës thotë se vendimet e Alibeajt janë nul dhe nuk kanë asnjë efekt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI