Flash

Tiranë/ Në 1 javë mbi 1300 gjoba shoferëve të makinave

Lapsi.al 13 June 2022
Tiranë/ Në 1 javë mbi 1300 gjoba shoferëve të makinave

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në këtë kuadër, gjatë javës, u arrestuan dhe u proceduan penalisht 53 persona, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu qindra drejtues mjetesh janë gjobitur për përdorim të celularit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve të dedikuara, u evidentuan dhe u goditën edhe 3 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar kështu në 24 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Janë ndëshkuar me masë administrative 878 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

446 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 1388 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 69 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 577 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 5 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime t...

07:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI