Flash

Pezullohet nga detyra një zyrtar nga FSHZH e 2 nga Kadastra, në hetim për falsifikim dokumentesh

Lapsi.al 13 June 2022
Pezullohet nga detyra një zyrtar nga FSHZH e 2 nga Kadastra, në hetim

Një zyrtar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe dy të tjerë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë pezulluar nga detyra pasi po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për falsifikim dokumentesh, pas kallëzimit të një shtetasi. Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj kërkoi në gjykatë pezullimin nga detyra të personave në hetim, dhe më 10 qershor 2022 u pranua nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Kujtim Vranica. Personat në hetim të cilët janë pezulluar nga detyra dhe është marrë masa e sigurisë "detyrim me paraqitje" janë Lediana Bardhi, Rajmonda Dashi, Thanas Leka dhe Dario Vasili.

Lediana Bardhi ka qenë ish kryeregjistruese në hipotekën e Tiranës dhe është kallëzuar më parë dhe nga KLSH. Raimonda Dashi ka qenë Drejtoreshë e Hipotekës në Durres dhe ka dhënë dorëheqjen pas kërkesës së Lames. Thanas Leka punon si drejtor ne Agjensinë Shtetërore të Kadastrës ne Qendër.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime t...

07:53

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI