Flash

Trupi i dekompozuar i 29-vjeçarit në Kolonjë, konstatohen shenja plumbi në kafkë

Lapsi.al 13 June 2022
Trupi i dekompozuar i 29-vjeçarit në Kolonjë, konstatohen

Janë zbardhur detaje shtesë për trupin e dekompozuar që u gjet dy ditë më parë në Kolonjë. Sherif Mukaj, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar më 11 qershor 2022 në vendin e quajtur “Hau i Kreshovës”, në malin Gramoz, Kolonjë është vrarë me plumb në kokë. Sipas policisë, në kafkën e viktimës u konstatua një vrimë tejshpuese që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit, gjë që ngre dyshimet se bëhet fjalë për një vrasje. Mukja rezultonte i larguar nga banesa që pas kallëzimit të bërë nga babai i tij, më datë 10.11.2021, pranë Komisariatit të Policisë Kolonjë.

Familjarët e tij, të cilët jetonin prej vitesh në Amerikë, u kthyen në Shqipëri në kërkim të tij. Ata thanë para ca muajsh se para se të zhdukej, 29 vjeçari kishte lënë makinën dhe sendet e tij personale dhe se nuk kanë asnjë lloj dyshimi që lidhet me zhdukjen e tij të papritur.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime t...

07:53

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI