Flash

Berisha: Pse Rama sillet si karagjoz në takimet e nivelit të lartë

Lapsi.al 12 June 2022
Berisha: Pse Rama sillet si karagjoz në takimet e nivelit të

Ka shkaktuar reagime të shumta batuta e kryeministrit Edi Rama që e etiketoi Maqedoninë e veriut si “Bullgaria perëndimore”. Reagimet më të shumta ishin në Shkup ku opozita ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Dimitar Kovacevski që nuk reagoi ndaj kësaj shakaje pa kripë duke paralajmëruar edhe protesta.

Në Tiranë ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që thotë se Rama vijon të sillet si “karagjoz i rrjedhur dhe i pakorrugjueshëm” në takimet e nivelit të lartë.

Kjo sipas Berishës vjen “pas skandaleve protokollare në takimet e nivelit më të lartë, paraqitjes së tij me atlete, çitjane etj, për të cilat përjashtohej nga fotot familjare të samiteve siç ndodhi në Mal të Zi në samitin rajonal me zëvendës presidentin e SHBA, Pence apo spotet tallëse ndaj tij nga rrjetet televizive me të mëdha të botës si BBC”.

“Kështu ai si një hokatar i dalë boje në samitin e fundit të Europës Juglindore në momentin kur kancelari Scholz i jep dorën kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Rama ndërhyn dhe sikur të ishte Tak Ngjela i paraqet Kancelarit kryeministrin Kovaçevski duke shtuar: “Nga Bullgaria perëndimore.

Kjo deklaratë pa mend e një njeriu që është bërë gaz i takimeve ndërkombëtare ka krijuar përplasje serioze në Shkup midis qeverisë dhe opozitës dhe u bë një lajm negativ për samitin e udheheqësve të vendeve të Europës Juglindore që u mbajt në Selanik.

Duke dënuar këtë sjellje të denjë për tipa karagjoz e të lajthitur, garantoj shqiptarët se Partia Demokratike do t’i rikthejë përfaqësimit të tyre dinjitetin e munguar këto vite që ata meritojnë” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI