Flash

Del VIDEO/ Operacioni i policisë italiane që çoi në pranga Agim Kajmakun

Lapsi.al 12 June 2022
Del VIDEO/ Operacioni i policisë italiane që çoi në pranga

Policia italiane ka publikuar pamje nga operacioni ku ra në pranga ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku dhe nipi i tij. Ata u arrestuan pasi u kapën me 20 kg kokainë, drogë të cilën e kishin fshehur në vazon e luleve. Nëse droga do të shitej kapte vlerën e 1 milion euro.

Sipas të njëjtave burime, Kajmaku kishte porositur një sasi me vazo lulesh. Ai i kishte kërkuar kompanisë që të tërhiqte një pjesë prej tyre në mënyrë që të përshpejtonte zhdoganimin.

Në momentin që ia kishte kthyer vazot firmës, pronari i saj ka konstatuar gjëra të dyshimta dhe ka njoftuar policinë. Pas kësaj Kajmaku është mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet prej 8 muajsh.

Ata kishin instaluar kamera në disa akse, banesa dhe lagje, ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktivitetin e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI