Flash

Greqi, gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesën e saj, bashkëshorti në kërkim

Lapsi.al 11 June 2022
Greqi, gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesën e saj,

Një 62-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit në një apartament në rrugën Tsopanakou në Gyzi (Greqi).

“Gruaja nga Shqipëria është gjetur e pajetë nga ambulancat e EKAB-it, të cilët janë njoftuar për trupin nga bashkëshorti i saj”, shkruan protothema.

Trupi i pajetë është gjetur në dhomën e gjumit të shtëpisë, ka të nxira, ndërsa në banesë nuk ka pasur shenja dhunimi. Bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar EKAB-in, nuk është gjetur dhe kërkohet nga autoritetet për të dhënë shpjegime, ndërsa po shqyrtohet mundësia e veprës penale.

Ndërkohë, sipas dëshmive bashkëshorti i saj, gjithashtu me origjinë shqiptare, ka vrapuar në shtëpinë ngjitur dhe ka kërkuar ndihmë nga një fqinj, i cili ka parë të vdekur 62-vjeçaren. Në fakt, burri me ndihmën e fqinjit të tij ka telefonuar EKAB-in.

Fqinjët e çiftit në Gyzi e cilësojnë burrin e viktimës si person që pinte shpesh dhe përfshihej në sherre. Megjithatë, ata theksojnë se nuk e kishin dëgjuar kurrë çiftin të ziheshin.

Ata thonë se gruaja kishte probleme të rënda shëndetësore dhe nuk përjashtojnë që vdekja e saj të ketë ardhur për shkaqe patologjike./Abc

Të këshilluara

Aksident në Laç, një i plagosur

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Laç. Një person i cili ka qenë duke udhëtuar me motor është përplasur nga një makinë. Ngjarja është regjist...

18:52

Gjendet një person i vdekur në Kolonjë

Trupi i një personi të pajetë është gjetur pasditen e sotme nga 2 barinj në Kolonjë. Policia bën me dije se rreth orës 14:00 është njoftuar se mbi fshatin Ko...

17:12

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI