Flash

Atentat në Tiranë/ Makinës i vihet eksploziv dhe shpërthen në ecje, drejtuesi ndërron jetë

Lapsi.al 11 June 2022
Atentat në Tiranë/ Makinës i vihet eksploziv dhe shpërthen

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Tiranë, ku mësohet se një mjeti në ecje i është vënë eksploziv. Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin. Mjeti është hedhur në erë me një sasi lënde eksplozive teksa ishte duke lëvizur në aksin Elbasan-Tiranë, në hyrje të kryeqytetit.

Drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj ka ndërruar jetë.

"Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip "Benz", në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se: Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.", thuhet në njoftim.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI