Flash

Berisha-kryetarëve të degëve: Të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje

Lapsi.al 11 June 2022
Berisha-kryetarëve të degëve: Të dalim sa më shpejt nga

Sali Berisha ka mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve Kolegjin e Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se përgjegjësia e demokratëve është të dalin sa më shpejt nga kjo gjendje.

"Përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje. Është e vërtetë që këtë gjendje e krijuan pazaret e udhëheqjes me qeverinë, por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve nga Shtatori gjer sot që bënë një mrekulli të vërtetë të madhe për Shqipërinë dhe Europën. Ngritën në këmbë forcën e tyre opozitare si forcë e vërtetë opozitare. Ata presin një drejtim nga ne. Revolta, pakënaqësia, ndaj këtij regjimi zien dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve, por ju garantoj edhe të një përqindje të madhe të qytetarëve pa parti, por qoftë edhe PS-së apo partive të tjera. Përsëri sot për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë”, u shpreh Berisha.

Berisha vlerësoi se situata aktuale është më e vështirë se ajo e vitit 1991, pasi sot tha ai, përballen me regjim monist të vendosur nga Edi Rama.

Të këshilluara

Durrës/ Shmanget incidenti me jahtin italian

Një jaht italian ka ngecur në cekëtinën e Durrësit mëngjesin e sotëm. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe salla operative e portit t...

10:21

EMRI/ Zgjidhet zv.drejtuesi i ri i SPAK-ut

Altin Dumani zgjidhet zëvendësdrejtori i Prokurorisë së Posaçme. "Me datë 10 qershor 2022 zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ...

09:01

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Kthjellimet do të dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat m...

08:16

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI